LAJMI I FUNDIT:

IPKO me fushatë ndërgjegjësimi – shpërblen klientët e saj për vaksinimin

IPKO me fushatë ndërgjegjësimi – shpërblen klientët e saj për vaksinimin

IPKO, si një kompani që ka mbështetur vazhdimisht dhe ka qenë e përfshirë në aktivitete që kontribuojnë në mirëqenien e shoqërisë, tani po avokon në mënyrë aktive vaksinimin, si mënyrën më të mirë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për të krijuar një ndërgjegjësim tek njerëzit dhe për të stimuluar të tjerët që të vaksinohen, promotorët e IPKO, përgjatë kohëzgjatjes së fushatës, kanë takuar të vaksinuarit dhe i kanë shpërblyer ata me pako ‘TIP bazik’ dhe ‘Internet në mobil’, si një falënderim për kujdesin ndaj shëndetit të tyre dhe ndaj shëndetit të të tjerëve.

Me përhapjen masive të virusit, ndikimi që ka në shëndetin e njerëzve, vendet e punës dhe ekonominë e përgjithshme, është në interesin më të mirë të të gjithëve që ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kthehemi në normalitet.

Drejtori i Përgjithshëm i IPKO, Robert Erzin, tha: “Tani për tani, të gjithë duhet të japin kontributin e tyre maksimal në shëndetin e përgjithshëm publik dhe rimëkëmbjen ekonomike. Vaksinimi është falas dhe i disponueshëm për të gjithë, dhe kërkon përpjekje minimale për t’u vaksinuar. Njerëzit nuk duhet të mendojnë vetëm për veten e tyre, por edhe për njerëzit përreth tyre, familjen, miqtë, kolegët dhe njerëzit e tjerë që na rrethojnë çdo ditë. Ne në IPKO jemi mirënjohës për njerëzit që po vaksinohen sepse kjo na sjell një hap më pranë kthimit në normalitet, dhe fillimit të jetesës normale, siç dihej para pandemisë. Kjo është arsyeja pse ne po tregojmë vlerësimin tonë për njerëzit që po vaksinohen. Jeta e shëndetshme, rimëkëmbja ekonomike, stabiliteti i punës dhe jeta shoqërore janë jetike për të gjithë. Pra, le të japim, të paktën, minimumin tonë dhe të vaksinohemi! ‘

Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemike, kur të gjitha bizneset dhe ekonomia u prekën rëndë, IPKO ka mbetur e përkushtuar ndaj qëllimeve dhe vlerave të saj korporative. IPKO është një kontribuues i shkëlqyer për shoqërinë, duke iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme me fokus kryesor shëndetësinë, edukimin dhe sportin.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ekonomi
IPKO organizon Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje kyçe për sigurinë dixhitale në Rajon, me mbi 400 pjesëmarrës

IPKO organizon Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje kyçe për sigurinë dixhitale në Rajon, me mbi 400 pjesëmarrës

Ekonomi
Kalo në kategori