Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar rreth 21% më shumë ankesa nga qytetarët për zyrtarët policorë, krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas këtij institucioni, ankesat vinë kryesisht si rezultat i “keqkomunikimit në mes të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve e që në disa raste përfundon me përdorim të forcës”. Nga këto raste, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e rreth 85 zyrtarëve policorë.
Gjatë këtij viti, IKP-ja ka pranuar rreth 1.900 ankesa për punën e policëve, thotë për KosovaPress, kryeshefi i këtij institucioni, Kushtrim Hodaj.
“Edhe këtë vit kemi pasur një rritje të numrit të ankesave të qytetarëve që adresojnë ndaj punës së Policisë, i kemi diku mbi 20%, rreth 21% ankesa më shumë këtë vit sesa vitin e kaluar. Deri më tani, prej janarit kemi pranuar rreth 1.900 ankesa, dhe jemi në trendin që ndoshta deri në fund të vitit do të kalojë numrin 2 mijë të ankesave të qytetarëve ndaj Policisë për çështje dhe aspekte të ndryshme që ata mendojnë që të drejtat e tyre janë shkelur apo cenuar nga zyrtarët policor”, thotë ai.
Gjatë vitit 2024, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e 85 zyrtarëve policorë, ndërkaq 21 të tjerë janë arrestuar.
Hodaj thotë se gjatë kësaj periudhe, kanë ngritur edhe 83 kallëzime penale.
“Një prej ankesave më të shpeshta, pikërisht kjo që ka tejkalim të përdorimit të forcës, ka komunikim jo të duhur në mes të policëve dhe qytetarëve. Pastaj, ka ankesa për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka ankesa që lidhen me marrjen e ryshfetit dhe raste tjera të natyrave të ndryshme duke përfshirë aksidente ku përfshihen zyrtarët policorë, mënyrën e trajtimit të rasteve, vonesat e trajtimit të rasteve…
Ne kemi rekomanduar suspendimin e rreth 85 zyrtarëve policorë në raste të ndryshme të cilat ne kemi zhvilluar hetime penale, janë arrestuar 21 zyrtarë policor dhe disa qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkëta të dyshuarve me zyrtarët policorë. Kemi ngritur 83 kallëzime penale, dhjetëra raporte të veçanta dhe raporte informuese i kemi dorëzuar në prokuroritë kompetente”, thekson kryeshefi i IPK-së.
Regjioni i Prishtinës mbetet parashtruesi më i madh i ankesave, sipas Hodajt.
Për uljen e rasteve të incidenteve, Hodaj thotë se duhet të rriten kriteret në trajnimet bazike dhe pastaj të ketë ricertifikimit për çdo vit.
“Ne konsiderojmë që është një pjesë e rëndësishme të fuqizohen, të rriten kriteret qysh prej trajnimit bazik dhe pastaj ricertifikimet duhet të bëhen çdo vit që të kujdesemi që zyrtarët policor autorizimet e tyre i zbatojnë konform rregullave dhe procedurave që janë të autorizuar dhe gjithçka që është e rëndësishme, është mënyra e komunikimit të qytetarëve duhet t’i jepet rëndësi dhe Policia duhet ta fuqizojë këtë pjesë në kurrikulat e trajnimit, për shkak se shumë prej incidenteve që ndodhin, shumë prej ankesave që vinë tek ne, vinë si rezultat i një keqkomunikimi në mes të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve, dhe pastaj përfundon qoftë në akuza për pengim në detyrën e Policisë, qoftë në përdorim të forcës ndaj qytetarëve dhe përfundojnë me akuza dhe kundër akuza.
Dhe kjo në të shumtën e rasteve fillon për shkak të një komunikimi jo të duhur dhe besojmë që Policia duhet t’i jap rëndësi shumë kësaj pjese në trajnimet bazike, në rekrutët që pranojnë për fillim për punën në Polici, por pastaj edhe në trajnimet e avancuara dhe të vazhdueshme”, thekson Hodaj.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës tha se për Policinë kanë rekomanduar rritje të kapaciteteve në mënyrë “që të zvogëlohet koha e reagimit nga momenti i njoftimit për ndonjë rast”./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAngela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë