LAJMI I FUNDIT:

iPhone 15 “nuk po i ecin punët mirë” në Kinë

iPhone 15 “nuk po i ecin punët mirë” në Kinë

Kompanisë Apple duket se po i vazhdojnë telashet pasi të dhënat e reja tregojnë se iPhone 15 ka pasur shitje zhgënjyese në tregun më të madh në botë të smartfonëve.

Të dhënat e ofruara për Bloomberg nga studiuesi i tregut GfK zbuluan se shitjet e iPhone 15 ishin 6% më të ulëta se iPhone 14 gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, duke shtuar dëshmitë në rritje se iPhone i fundit i Apple nuk ka arritur t’i lërë përshtypje konsumatorëve kinezë.

Rënia e shitjeve të iPhone 15 në Kinë vjen në një kohë të keqe për Apple, me kompaninë që po përballet me konkurrencën lokale.


Për Apple, ky është një kërcënim serioz.

Përveçse është qendra e prodhimit për një sërë pajisjesh Apple, Kina është gjithashtu tregu i dytë më i madh i kompanisë për nga shitjet, duke përbërë 18% të të ardhurave të saj vitin e kaluar.

Megjithatë, përkeqësimi i marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Kinës e ka bërë pozicionin e Apple në vend gjithnjë e më të pasigurt. /Telegrafi/