LAJMI I FUNDIT:

Ipeshkvi Dodë Gjergji bën apel për paqe dhe pajtim në mes Kosovës dhe Serbisë

Ipeshkvi Dodë Gjergji bën apel për paqe dhe pajtim në mes Kosovës dhe Serbisë

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji ka deklaruar se të gjithë duhet të lutemi që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitoj që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Gjergji në meshën solemne të Pashkës, e cila është mbajtur në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, tha se në këtë ceremoni lexuan pjesë të biblës, pasi çdo iniciativë e shpirtit është vepër e Zotit, derisa u tha atyre që u pagëzuan se shpirti i tyre do të shkëlqej në paqe, lumturi dhe gëzim.

“Andaj kjo natë ka kaq zjarrin që ngroh, kjo natë ka dritën që shkëlqen, kjo këngën, kjo natë ka Zotin e pranishëm në ne e bashkë me ne në Kishë. Andaj ju që pagëzoheni sane në këtë natë kaq të shenjët dhe në këtë moment kaq të bukur të fesë tonë mos harroni kurrë se kthimi juaj në fe të të parëve tuaj nuk është gabim, është zgjidhje e zgjuar dhe mundësi e madhe që ju ta njihni Krishtin i cili ju donë me gjithë zemër,…që do të dini ta duani Zotin i cili na mëson ta duam çdo krijesë.


Zotin i cili na mëson të falim, të falim dhe të duam njëri tjetrin, të falim armikun, deri në atë më zemërftohtin që nuk dinë të kërkon falje.. ju që do të pagëzoheni sot do të iu mbuloj jeta e Krishtit, shpirti i juaj do të shkëlqej në paqe, lumturi dhe gëzim sepse gëzimi dhe lumturia e juaj nuk është më e mbështetur në lakminë e botës, as në ambicjet për lakmi, as në iniciativat për pushtet“, tha ai.

Ipeshkëvi Gjergji të gjithë duhet të lutemi që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve, të mund të fitoj që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

“Mos të hezitojmë që këtë natë t’i lutemi Zotit tonë për të gjithë popujt, për të gjithë njerëzit, edhe për ata që besojnë ndryshe e do të festojnë Bajramin, edhe për ata që do të festojnë pashkët më vonë që janë ortodoksët dhe që adhurojnë Krishtin, të gjithë të bashkohemi në lutje Zotit krijues për paqe në mes nesh, për paqe në vendin tonë për paqen dhe pajtimin në mes popujve, ashtu që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi në mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të ngallënjejë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë sepse toka nuk na takon vetëm neve, as e ardhmja nuk na takon vetëm ne, u takon të gjithëve të gjithëve fëmijëve të hyjit“, tha ai.

Mesha përfundojë me pagëzimin e disa personave./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori