LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi nuk e shikon si problem De Vrijn: Besoj tek ai

Inzaghi nuk e shikon si problem De Vrijn: Besoj tek ai
De Vrij dhe Inzaghi gjatë ndeshjes mes Lazios dhe Palermos (Foto: Getty Images)

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, është duke bërë maksimumin për të fokusuar skuadrën e tij para ndeshjes kundër Crotones.

Tekniku italian nuk sheh ndonjë arsye për mos t’i besuar Stefan de Vrij, që na sezoni i ri me shumë mundësi do të jetë pjesë e Interit.

“Jemi përgatitur mirë të përballemi me një stadium me plotë entuziazëm, por ne nuk jemi vetëm, edhe tifozët tonë do të jenë aty”, ka thënë Inzaghi në konferencën për media.


Simone Inzaghi gjatë ndeshjes mes Lazios dhe Atalantas në Stadio Olimpico (Foto: Getty Images)

“Kemi pasur një fushat të jashtëzakonshme për të qenë këtu dhe të përballemi me klubet tjera me në buxhet ndryshe për një vend në Ligën e Kampionëve. Kemi vendosur rekord për fitore si mysafirë dhe gola të shënuar, nesër (e diel) do të jetë ndeshja e 54 dhe ne do jemi aty deri në fund”.

“Do të japim më të mirën në dy ndeshjet e mbetura”.

Ciro Immobile, Marco Parolo, Luis Alberto dhe Jordan Lukaku do të mungojnë ndaj Crotones, ndërsa Stefan Radu ka nevojë për një test fitnesi, kurse Lucas Leiva është një karton larg suspendimit.

Interi arrin marrëveshje me De Vrij, depoziton kontratën e tij në federatë
Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje me De Vrij, depoziton kontratën e tij në federatë

Ndeshja e fundit e Lazios është ndaj Interit dhe pas raportimeve që Stefan de Vrij dhe zikaltrit kanë arritur marrëveshje transferimi për sezonin e ri dhe tifozët kanë kërkuar që holandezi mos të luajë në ndeshjet e mbetura.

“Nuk jam i shqetësuar me De Vrij, pasi e di se çfarë njeriu dhe profesionisti është ai. Jam i sigurt se ai do ta nderojë fanellën dhe tregojë respekt për tifozët, klubin dhe bashkëlojtarët”.

“Ai ishte shumë i lumtur në tre vite. Mendoj se jam i treguar shumë i qartë, nuk ndryshon asgjë për mua”, ka shtuar Inzaghi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=dOtotztiAsU

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Presidenti i Barcelonës i ka vendosur Neymarit dy kushte për t'u rikthyer tek blaugranasit

Presidenti i Barcelonës i ka vendosur Neymarit dy kushte për t'u rikthyer tek blaugranasit

La Liga
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë një lojtar për transferimin e Jonathan Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë një lojtar për transferimin e Jonathan Tah

La Liga
Eksperti financiar zbulon dënimin e ashpër që e pret Man Cityn pas 115 akuzave

Eksperti financiar zbulon dënimin e ashpër që e pret Man Cityn pas 115 akuzave

Premier League
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori