LAJMI I FUNDIT:

Investimet Direkte nga Gjermania u rritën mbi 60 për qind në vitin 2022

Investimet Direkte nga Gjermania u rritën mbi 60 për qind në vitin 2022

Investimet e Huaja Direkte nga shteti i Gjermanisë në Kosovë kanë shënuar rritjen në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, me mbi 60 për qind.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka përpunuar të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, prej ku ka dalë se investimet nga Gjermania në vitin 2022 kanë shkuar në lartësinë e 196 milionë eurove. Për dallim nga viti paraprak, 2021, kur investimet nga shteti gjerman në Kosovë kanë qenë 122 milionë euro.

Aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë.


Në njoftimin për media të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare thuhet se Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania krahasuar me vlerën totale të investimeve që kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 25 për qind.

Viti 2022 ka shënuar në total një vlerë prej 772 milionë euro investime të huaja, që krahasuar me vitin 2021 kur ishin 421 milionë, shënojnë rritje prej afro 55 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë

Ekonomi
Kalo në kategori