Interi siguron huazimin e Manuel Akanjit nga Manchester City

Interi ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për mbrojtësin zviceran, Manuel Akanji, i cili do të transferohet në Milano në formë huazimi.
Marrëveshja përfshin një tarifë huazimi prej 2 milionë eurosh, me opsion blerjeje për 15 milionë euro.
Zyrtarizimi pritet pas kryerjes së vizitave mjekësore nga lojtari, për tu konfirmuar si lojtar i Interit.
🚨⚫️🔵 Manuel Akanji from Man City to Inter deal details.
◉ €2m loan fee and part of salary coverage.
◉ €15m buy option clause.
◉ Buy clause becomes mandatory if Akanji plays at least 50% of games and if Inter win the Serie A this season. pic.twitter.com/Xm7qVdXLM8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 1, 2025
Ky transferim vjen pas një vere të ngjeshur për Akanjin, i cili u lidh me disa klube të mëdha evropiane, mes tyre Tottenham, AC Milan dhe Galatasaray.
Në sezonin 2024/25 të Ligës Premier, Akanji regjistroi 26 paraqitje me fanellën e Manchester Cityt, duke qenë pjesë e rëndësishme e rotacionit dhe mbrojtjes së kampionëve anglezë, si dhe duke mbajtur portën e paprekur në pesë ndeshje. /Telegrafi/

















































