Inter mund të ofrojë Geoffrey Kondogbia plus të holla për të provuar blerjen e Marco Verrattit nga Paris Saint-Germain.

Ditëve të fundit, agjenti i mesfushorit italian është ankuar se Verratti mund të largohet nga Parisi nëse mediat franceze vazhdojnë me kritikat e padrejta ndaj tij.


Juventusi dhe Milani kanë treguar gjithashtu interes, por Calciomercatoweb.it pretendon se Interi kanë një armë sekrete në këtë garë.

Nerazzurrët mund të dorëzojnë Kondogbia si pjesë -shkëmbim, pasi ish-mesfushori i Monacos nuk është pjesë e planeve të trajnerit Frank de Boer dhe nuk e ka arsyetuar blerjen e tij prej 40 milionë euro.

kondogbia

Plani i tyre është që të përfshijë të holla plus Kondogbian në propozimin për Verratti, raporti i të cilit me trajnerin e PSG-së, Unai Emery është gjithnjë e më i tensionuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app