Edin Dzeko është më i mirë se Romelu Lukaku, pasi të paktën kështu thonë numrat.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi nuk o e ndjenë largimin e belgut që u rikthye në Chelsea në verë, përkundrazi.


Sipas kësaj gazete, Lukaku shënoi 11 gola në 18 paraqitjet e para për Nerazzurrët, një më shumë se Dzeko.

Por golat e tij në Ligën e Kampionëve dhe kalimi i Interit në 1/16 bëjnë që suksesi i klubit të jetë më i madh.

b 211126119

Dy golat e fundit ​​të Dzekos ndaj Shakhtarit, që e çuan Interin në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, ku Nerazzurrët do të jetë më të pasur për 20 milionë euro.

Në Serinë A, Dzeko dhe Lukaku kanë një efekt të ngjashëm - dy asistime, të njëjtin numër goditjesh në portë (21) dhe të njëjtën përqindje realizimi (23%).

Dzeko kryeson në segmentin e rasteve të krijuara (21 me 20), topa të luajtur (618 me 585), më shumë pasime (393 me 370) dhe pasime të suksesshme (295 me 250).

fc internazionale v us lecce serie a 5d6ec5034cd580ef68000001

Kujtojmë se Dzeko këtë sezon po luan në mënyrë fantastike me fanellën e Interit. Ai tashmë ka shënuar 10 gola në të gjitha garat dhe ka shtuar tre asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app