Duket se Interi e ka seriozisht për Inaki Williams.

Sipas SportItalia, klubi nga Milano ka kontaktuar me Athletic Bilbao për të folur rreth mundësit e një transferimi.


Klauzola e lojtarit është 50 milionë euro, por kjo nuk pritet të jetë problem për Suning.

Lojtari njihet për shpejtësinë e tij dhe aftësinë për të mbajtur topin.

Për atë kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra angleze. /Telegrafi/

telegrafi sport app