Mesfushori i Milanit, Tiemoue Bakayoko po lidhet me një lëvizje shokuese te rivalët e qytetit, Inter.

Sipas "Sport Mediaset", ajo që dukej si një sugjerim i thjeshtë disa orë më parë, po shndërrohet në një shkak të vërtetë për negociata.


Faqja e internetit bazohet edhe në marrëdhënie të shkëlqyeshme mes menaxherit të përgjithshëm të Interit, Beppe Marotta dhe përfaqësuesit italian të Bakayokos, Federico Pastorello.

bakaye traore n euml nshkruan p euml r bursaspor hd

Milan ka 35 milionë euro të gatshme për të blerë francezin gjatë verës, por mund të bëjnë edhe një ofertë tjetër.

Kuqezinjtë do të ofrojnë 5-6 milionë euro për huazimin e lojtarit të Chelseat me një opsion për ta blerë 30 milionë euro gjatë verës së ardhshme.

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani është paraqitur 28 herë për italianët dhe ka shënuar një gol në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app