Klubi italian, Interi iu kundërpërgjigj Bayern Munichut me një postim gazmor në rrjetet sociale pas një kualifikimi të vështirë për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët u kualifikuan në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të mërkurën, duke siguruar një fitore të përgjithshme 4-3 ndaj gjigantëve të Bundesligës, Bayern Munich.


Pas ndeshjes, Interi iu përgjigj me shaka një postimi të shpërndarë në platformën X nga Bayern Munich javën e kaluar, para fillimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët kishin sugjeruar që të vendosnin fokusin maksimal kundër Nerazzurrëve, duke kaluar shpejt nga angazhimi  i vogël në Bundesliga te angazhimi më i madh në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët u përgjigjën me të njëjtin imazh, por me një kuptim të kundërt, pasi bavarezët nuk arritën t'i eliminonin ata nga dy ndeshjet e luajtura.

Interi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë në tre sezonet e fundit pasi arriti në finale në vitin 2023, por humbi nga Manchester City i Pep Guardiolës. /Telegrafi/

telegrafi sport app