LAJMI I FUNDIT:

Interi e nis me fitore sezonin e ri në Serie A, triumfon në sekondat e fundit në udhëtim te Lecce

Interi e nis me fitore sezonin e ri në Serie A, triumfon në sekondat e fundit në udhëtim te Lecce

Interi ka marrë një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Lecce në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022/23 në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit ka fituar mes shumë vështirësive në ndeshjen e parë të sezonin e ri në Serie A, të zhvilluar në ‘Stadio Via del Mare’.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Interit, por edhe përkundër shumë rasteve arritën ta shënojnë vetëm një gol.


Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e dytë dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Matteo Darmian.

Pjesa e dytë foli përsëri në të mirë të Interit, që rrezikuan shumë, por golin e fitores e gjetën vetëm në fund, pasi hasën në vështirësi pas pranimit të golit të barazimit në fillim të pjesës së dytë.

Ishte Assan Ceesay, i cili shënoi në minutën e 48-të golin e barazimit 1-1, duke i krijuar vështirësi Interit.

Pas këtij golin, Nerazzurrët tentuan me anë të Denzel Dumfries (70’), por shtylla ia mohoi golin, ndërsa goli i Lukakut (79’) u anulua për një ndërhyrje të palejuar.

Deri në fund të ndeshjes, Interi provoi përsëri golin e fitores, por arë e arriti vetëm në sekondat e fundit të minutave shtesë.

Ishte Dumfries, i cili arriti të shënojë nga afërsia pas asistimit të Lautaro Martinez dhe të vulos fitoren e Interit me rezultat 2-1.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët luajnë në shtëpi Spezian, ndërsa Lecce udhëton te Sassuolo. /Telegrafi/

https://twitter.com/6945__/status/1558555689320079361

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori