Roma thuhet se ka kërkuar nga SPAL-i sulmuesin Andrea Petagna si huazim me pagesë për 18 muaj me mundësi blerje, por përballet me konkurrencën e Interit.

Sipas mediumit italian Tele Radio Stereo, Giallorossët e kanë identifikuar Petagnan si një pasues ideal për Edin Dzeko, veçanërisht nëse shkurtohet huazimi i Nikolla Kalinic nga Atletico Madridi.


Petagna është vetëm 24 vjeç dhe ka një paraqitje me ekipin kombëtar të Italisë, duke u bërë një emër edhe më i pëlqyer për kryeqytetasit.

Ai ka katër gola në 15 ndeshje të Serie A këtë sezon, por sezoni i fundit ishte më i frytshmi i tij, duke gjetur rrjetën 16 herë në 36 ndeshje.

Petagna 1 Petagna duke festuar një gol me fanellën e SPAL-it (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Roma shpreson të marr Petagnan në huazim me pagesë për 18 muaj nga SPAL-i me mundësi për ta blerë në qershor të vitit 2021.

Sidoqoftë, ata përballen me konkurrencë nga Interi, i cili gjithashtu e sheh Petagan si një alternative të përshtatshme për Romelu Lukakun. /Telegrafi/

telegrafi sport app