Interi dhe Milani mund të vihen nën kontroll të jashtëm pas arrestimeve të ultrasve

Mediat italiane raportojnë se Interi dhe Milani mund të vihen nën kontrollin e një bordi të pavarur nëse drejtorët nuk mund të provojnë se kanë ndërprerë lidhjet me anëtarët e arrestuar ultras që dyshohet se përfaqësojnë familjet mafioze në Itali. Një hetim nga Policia Italiane dhe prokurori i antimafias dhe antiterrorizmit në Itali ka çuar në arrestimin e disa ultrasve të Interit dhe Milanit , të cilët dyshohen se kontrollonin biznesin brenda dhe jashtë “San Siros” për llogari të familjeve mafioze. Gjigantët milanez nuk janë nën hetim dhe përshkruhen nga autoritetet si "palë të dëmtuara", por lidhjet midis klubeve dhe disa prej ultrasve të tyre janë nën vëzhgim.

Është raportuar tashmë se njëri prej tyre, Marco Ferdico, i ka bërë presion trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, që të ketë më shumë bileta në dispozicion për finalen e Ligës së Kampionëve 2023 kundër Manchester Cityt. Ultrasit e Interit u takuan gjithashtu me Milan Skriniar pasi mbrojtësi kishte vendosur të largohej nga klubi në të njëjtin vit (2023).



















































