LAJMI I FUNDIT:

Interesim i madh nga skuadrat angleze për Vecinon, Interi kërkon 30 milionë euro

Interesim i madh nga skuadrat angleze për Vecinon, Interi kërkon 30 milionë euro
Matias Vecino (Getty Images)

Tottenham Hotspur, Everton dhe potencialisht edhe Chelsea janë të interesuar në mesfushorin e Interit, Matias Vecino, i cili vlerësohet 30 milionë euro.

Mesfushori uruguaian i mbush 27 vjet në muajin gusht dhe ka shënuar tre gola në sezonin e tij të parë me Interit.

Një nga golat e tij përfshinë edhe atë të fitores kundër Lazios në javën e fundit që siguroi kualifikimin e Interit në Ligën e Kampionëve.


Rregullat financiare: Roma nuk ka nevojë të shesë lojtarë, ndërsa Interi duhet t'i barazojë shifrat për dy vitet e fundit
Lexo po ashtu Rregullat financiare: Roma nuk ka nevojë të shesë lojtarë, ndërsa Interi duhet t'i barazojë shifrat për dy vitet e fundit

Përkundër kësaj, uruguaiani nuk konsiderohet si pjesë e planeve të trajnerit Luciano Spalletti dhe mund të lejohet të lëvizë nga Giussepe Meazza.

Vecino ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Interit në sezonin e fundit (Getty Images)

Sipas mediumit italian Tuttosport dhe atij anglez The Sun, skuadrat e Ligës Premier, Tottenham dhe Everon kanë treguar interes për Vecinon.

Është e mundur që edhe Chelsea do të bashkohet në garën për mesfushorin në qoftë se ata emërojnë Maurizio Sarri si trajnerin e tyre të ri.

Interi me ofertë për Dembelen
Lexo po ashtu Interi me ofertë për Dembelen

Nerazzurrët e blen Vecinon nga Fiorentina për 24 milionë euro vitin e kaluar, kështu që duan të paktën 30 milionë euro për largimin e tij.

Tottenham mund të jetë pista më e lehtë për tu transferuar Vecino pasi Interi po interesohet për mesfushorin e tyre, Moussa Dembele. /Telegrafi/