LAJMI I FUNDIT:

Inter – Man City: Futbollisti i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve në Stamboll, do jetë edhe sonte i përfshirë në listën e lojtarëve

Inter – Man City: Futbollisti i vetëm që ka fituar Ligën e Kampionëve në Stamboll, do jetë edhe sonte i përfshirë në listën e lojtarëve

Scott Carson – i cili do të jetë në bankinë sonte për Manchester Cityn në ndeshjen e tyre finale të Ligës së Kampionëve kundër Interit, mund të barazojë një rekord të paprecedentë.

Jetëgjatësia e portierit 37-vjeçar theksohet nga fakti se ai ishte në stol edhe në finalen e vitit 2005 për Liverpoolin në fitoren e tyre legjendare ndaj Milanit.

Akoma më i spikatur është fakti se finalja e sotme do të zhvillohet në stadiumin Ataturk të Stambollit, në të njëjtin vend me natën magjike të Liverpoolit.


Pep Guardiola synon sonte të shkruajë historinë - një e arritur që nuk është parë deri më tani në futboll
Lexo po ashtu Pep Guardiola synon sonte të shkruajë historinë - një e arritur që nuk është parë deri më tani në futboll

Nëse Manchester City triumfon në këtë mbrëmje, Carson do të ishte në stol për dy finale të Ligës së Kampionëve, me 18 vjet diferencë, në të njëjtin stadium dhe kundër një ekipi nga Milani në të dyja ndeshjet.

Dhe ai nuk do të ketë luajtur asnjë minutë në asnjërën prej tyre.

Një intervistë e vitit 2017 me Carson tregoi historinë e përpjekjes për t’i dhënë medaljen e tij të Ligës së Kampionëve në vitin 2005, shokut të skuadrës Chris Kirkland.

Scott Carson mund të barazojë rekordin e Paolo Maldinit

“Kur morëm medaljet, unë u përpoqa t’i jepja timen Chrisit. Ai luajti më shumë ndeshje në fazat e grupeve se unë. Kështu që ndjeva se ai e meritonte më shumë”, kishte thënë në atë kohë Carson.

“Por, Chris, siç do të thotë kushdo që e njeh, është një djalë shumë i mirë dhe ai tha: ‘Jo. Ti ishe në stol, edhe ti luajte rolin tënd’. Natyrisht, jam i kënaqur që e kam marrë, por mendoj se një medalje është shumë më e vlefshme për ty nëse luan. Për mua, vetëm të dëshmoja atë natë ishte mjaft e mirë”, ka shtuar më tej ai.

Nëse Carson e fiton Ligën e Kampionëve sonte, atëherë do të barazonte rekordin e Paolo Maldinit, që po ashtu e kishte një diferencë të tillë (18 vjeçare) në triumfet e Milanit në Ligën e Kampionëve.

Gareth Bale shfrenon fantazinë: Parashikon fitoren e çmendur të Man Cityt ndaj Interit
Lexo po ashtu Gareth Bale shfrenon fantazinë: Parashikon fitoren e çmendur të Man Cityt ndaj Interit

Legjendës italiane iu desh të kalonte një karrierë në Milano që realizoi 902 paraqitje dhe 25 sezone për të marrë trofeun në këtë periudhë kohore.

Carson e ka pasur shumë më të lehtë nën drejtimin e Pep Guardiolës – 900 ndeshje.

37-vjeçari e ka veshur fanellën e Cityt vetëm dy herë – dhe në një nga ato raste për vetëm 17 minuta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Premier League
Vinicius Jr i pasigurt për të ardhmen te Real Madridi, pasi Arabia Saudite përgatit një kontratë marramendëse

Vinicius Jr i pasigurt për të ardhmen te Real Madridi, pasi Arabia Saudite përgatit një kontratë marramendëse

La Liga
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë

PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë

Ligue 1
Kalo në kategori