Milani ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Interit në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 24-të në Serie A të njohur si Derby della Madonnina.

Rossonerët i janë kthyer fitores pas dy dështimeve duke mposhtur rivalët e urryer, Interin, dhe duke ngushtuar diferencën me ta në luftën për titull.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ivan Perisic (38’) për Interin, ndërsa Olivier Giroud (75’, 78’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi francez, Giroud, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e Interi, Milan Skriniar që u notua me 6.0.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

telegrafi sport app