Interi arriti të marrë një barazim pa gola ndaj Napolit në Giuseppe Meazza.

Më i miri në këtë takim ishte Milan Skriniar, sllovaku ishte vendimtar që skuadra e tij mos të pranojë gol.


Dries Mertens v Inter (Foto: Getty Images)

I vendosur mirë në mbrojte, i qet në situata të vështira, i pakalueshëm në një më një, në lojën në ajër dominues. Janë disa nga gjërat që mund të përshkruajnë Skriniarin ndaj Napolit, duke mos harruar edhe shtyllën e goditur në fillimin e pjesë së dytë.

Te vendasit paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Joao Miranda, Marcelo Brozovic dhe Joao Cancelo.

Elseid Hysaj Miranda e1520804569806 (Foto: Getty Images)

Te Napoli më i miri ishte mbrojtësi Mario Rui, kurse Elseid Hysaj në fazën mbrojtëse ishte i mirë, por jo dhe në atë sulmuese.

Për t'u vlerësuar janë edhe Jorginho, Kalidou Koulibaly dhe Marek Hamsik, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Inter:

Inter notat

Napoli:

Napoli notat

/Telegrafi/

telegrafi sport app