Inteligjenca artificiale ka “pushtuar” botën në shumë mënyra dhe në shumë fusha, që nga ajo e teknologjisë, ushtrisë, edukimit, artit e shumë fushave tjera.

Njerëz të ndryshëm e përdorin atë për shumëçka, e në fushën e artit, inteligjenca artificiale përdoret për kthimin e fotografive në diçka “surreale”, si për shembull kthimi i një shteti në figurë engjëllore ose në figurë djallëzore.


Ka pasur shembuj të ndryshëm të këtyre rasteve, si në rastin kur autori i një vepre arti nga inteligjenca artificiale kërkonte që një figurë sportive të kthehet në foshnje, ose në moshë të shtyrë, transmeton Telegrafi.

Por rasti më i fundit është kur një përdorues i ka kërkuar një makinerie të inteligjencës artificiale, që t’i kthejë në personazhe të frikshme disa nga njerëzit më të pasur në botë.

Këto figura vijnë pas përditësimit të listës Forbes për këtë grup. Tek këto figura nuk kanë se si të mungojnë Elon Musk, Jeff Bezos e Bill Gates.

Por këtyre figurave u është bashkuar edhe personi më i pasur në botë, manjati dhe biznesmeni francez Bernard Arnault, drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton. /Telegrafi/

327292373 149578941236816 3556551504247886191 n

327304621 1125583678117523 849718171318839876 n

327309238 1728490854214670 5801837427851205759 n

327306951 937060927300048 5778007776679159026 n

327309443 124677260288288 4154940705126508962 n

327616888 1347330886039501 4322484712556389395 n

327329398 1145465849451414 8952281441454770006 n