Në një kohë kur teknologjia po transformon mënyrën e krijimit dhe shpërndarjes së informacionit, konferenca DISICON 8, me temën “Teknologjia, e vërteta dhe besueshmëria”, do të adresojë sfidat dhe mundësitë që lidhen me integritetin e informacionit në epokën dixhitale.

Në një kohë kur teknologjia po transformon mënyrën e krijimit dhe shpërndarjes së informacionit, konferenca DISICON 8, me temën "Teknologjia, e vërteta dhe besueshmëria", do të adresojë sfidat dhe mundësitë që lidhen me integritetin e informacionit në epokën dixhitale.


Ngjarja e organizuar nga NDI, që do të mbledhë ekspertë nga Ballkani Perëndimor, Evropa dhe SHBA, do të shqyrtojë se si demokracitë mund të përdorin teknologjinë për të ndërtuar besim dhe për të promovuar një mjedis gjithëpërfshirës.

462648683 2394471890945008 3548028212359535237 n

Ajo do të përfshijë përfaqësues nga mediat, industria teknologjike, politikanë, akademikë dhe liderë të shoqërisë civile, duke u shndërruar në një platformë për ndarjen e ideve dhe praktikave më të mira.

Ditën e parë, konferenca do të fokusohet në integritetin e informacionit dhe ndikimin e tij në kohezionin social.

Duke u bazuar në gjetjet e Indeksit të Dytë të Cenueshmërisë ndaj Dezinformimit në Kosovë, që evidenton cenueshmëri të lartë në domenin ndëretnik, hulumtimi i NDI do të thellohet në ndikimin e dezinformimit në marrëdhëniet ndërmjet komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë.

Qëllimi është të ndihmojë në ndërtimin e besimit dhe nxitjen e diskutimeve konstruktive për tejkalimin e sfidave ndër-etnike.

faqe3 scaled

faqe 4 scaled

faqe5 scaled

Ditën e dytë, fokusi do të jetë tek proceset zgjedhore dhe mjedisi i informacionit.

Diskutimet do të përfshijnë monitorimin e mediave, rolin e Komisionit të Pavarur të Mediave dhe etikën e mediave gjatë fushatave zgjedhore.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në partneritet me NDI, do të nisë një fushatë ndërgjegjësimi për ruajtjen e integritetit të informacionit gjatë periudhave zgjedhore.

faqe6

faqe7 1 scaled

Një nga iniciativat kyçe që do të prezantohet është mbështetja për Koalicionin për Monitorimin e Mediave Online dhe Rrjeteve Sociale, që synon të forcojë transparencën dhe saktësinë e informacionit në zgjedhjet e ardhshme.

DISICON 8 është një platformë e rëndësishme që ndihmon në ndërtimin e zgjidhjeve për sfidat e epokës dixhitale dhe promovimin e besueshmërisë në institucione, duke theksuar rolin e teknologjisë në avancimin e demokracisë dhe gjithëpërfshirjes.

faqe8 scaled

faqe 10 scaled

faqe 11 scaled

faqe 12 scaled

faqe 13 scaled

faqe 14 scaled

faqe99

faqe 15 scaled

faqe 16 scaled

faqe17 scaled

Screenshot 1 46