Gjatë vitit 2019 nga 27 lokacione në Kosovë dhe tri lokacione të gërmuara në Serbi për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit janë gjetur vetëm 10 trupa, të cilët iu janë dhënë familjarëve.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se në ditët në vijim do të bëhen edhe disa ribashkime, pas gjetjeve të fundit.
“Gjatë vitit 2019 janë hapur 27 lokacione në Kosovë dhe tre lokacione kontrolluese në Serbi. Prej 27 lokacioneve ka rezultuar me 10 gjetje të trupave të cilët iu janë dhënë familjarëve. Në këtë kohë kanë ndodhur rreth 18 ribashkime të pjesëve të cilat janë gjetur më vonë që duhet t’i paraqesin familjarët”, tha Gërxhaliu, për Ekonomia Online.
“Të gjithë trupat që janë identifikuar janë dërguar në familjet e tyre. Janë duke punuar rastet të cilat i kemi hapur lokacionin 27 në Zveçan në pjesën veriore të Mitrovicës. Të njëjtat janë duke punuar në aspektin ligjor dhe antropologjik”.
“Kemi disa ribashkime të cilat duhet të ndodhin gjatë ditëve në vijime. Duhet të merremi edhe me pjesën e 300 mbetjeve mortore të cilat janë në murgë e që nuk ndërlidhen me kohën e luftës por me kohërat me të vjetra, që lidhen me kohën e Rankoviçit ose luftës së parë botërore. Ne jemi të numri 1,648 edhe pse kemi filluar më vonë. Por varet prej regjionit se ku punohet”, u shpreh Gërxhaliu.
Gërxhaliu potencoi se situata e fundit politike e ka stagnuar punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Mes tjerash, Gërxhaliu thotë ai se i mungon buxheti për takimet jashtë Kosovës, siç thotë ai Institutit i duhet të gjejë kode tjera.
Përderisa Komisionit qeveritar iu dogjën një pjesë e mjeteve që nuk i shfrytëzoi.
“Situata politike e ka stagnuar punën për momentin që ne nuk e marrim rrugën apo takimin e grupit dialogues të Serbisë pa u konsultuar me institucionet tona. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka buxhet një kontraktues i cili kryen punët e terrenit, por ka vetëm brenda Kosovës. Sa i përket udhëtimeve në Serbi më duhet të gjej kode tjera pasi Instituti nuk ka buxhet të ndarë për udhëtimin e mjekëve dhe stafit jashtë Kosovës”.
“Kjo problematik kronike është prezentë pasi brenda për brenda dikastereve tona thuhet se punëtorët nuk mundet t’i paguajë një dikaster tjetër edhe pse në Komisionin Qeveritar [për të pagjeturit] iu digjet një shumë e madhe e mjeteve që nuk shfrytëzohen brenda vitit sa kanë buxhet”, ka thënë Gërxhaliu.
Gërxhaliu thotë se ballafaqimi me palën serbe nuk është i lehtë.
“Jam pjesë e grupit punues që nga pas lufta, e dimë se nuk është e lehtë ballafaqimi me palën serbe. Kur të ulësh në tavolinë dialoguese, ndajmë letrat në tavolinë”.
“Edhe ata i kanë kërkesat e tyre. E njëjta gjë monitorohet edhe nga ndërkombëtaret. Nuk ka ndonjë ecje progresive më të cilën do të ketë rezultate”, shtoi ai.
Ai ka treguar se në Rudinicë në Kizhevak të Serbisë është gërmuar gabimisht.
Sipas tij, nga informatat që kanë marrë nga dëshmitarët, është vërejtur se punimet janë kryer në vend të gabuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja