Qeveria në detyrë e Kosovës po tenton që të krijojë Institutin e ri për Hetimin e krimeve të Luftës të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës. Zyrtarë që po merren me krijimin e këtij instituti, thonë se krejt kjo po bëhet me qëllim që të krijohet kujtesë kolektive në lidhje me luftën në Kosovës.
Kryesuesja e grupit punues, Furtuna Sheremeti tha se si grup punues do mundohet të përdorin praktikat më të mira me qëllim të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës.
Sheremeti tha se krahas dokumentimit dhe arkivimit të krimeve gjatë luftës, Instituti për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, do merret edhe me adresimin e krimeve.
“Kjo nënkupton edhe pasjen e një Instituti, i cili do të merrej jo vetëm me dokumentin e krimeve të kryera gjatë luftës. Por gjithashtu konsiderojmë se do të duhej të shkonim edhe një hap tutje dhe të merremi edhe me adresimin e këtyre krimeve kanë shkaktuar… Puna e këtij ekipi deri në shtator do të jetë e bazuar në marrjen e praktikave më të mira do të marrim materiale që veç janë bërë deri tash. E kam thënë disa herë që jemi me fat që nuk do fillojmë punën nga zero për shkak se shoqëria civile ka bërë një punë të jashtëzakonshme në dokumentimin e krimeve… Do të mund të shërbente si një vend ku do të krijohet kujtesa kolektive dhe do të dinim sa ka sepse për momentin historia është e ndryshme varësisht se nga cili vend vjen. Kështu që do ishte mirë që të kemi një kujtesë kolektive në lidhjen me luftën e fundit në Kosovë ”, tha ajo, për KosovaPress.
Sheremeti, e cila është edhe këshilltare juridike e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, tha se përmes këtij Instituti do të duhet të shihet edhe qasje në drejtësi.
“Kjo po bëhet për popullin. Kjo po bëhet që të ofrojmë një mbyllje të viktimat e luftës sado modeste që të jetë ajo të formojmë një lloj satisfaksioni se çka ka ndodhur. Por edhe ne si shtet të kemi një databazë dhe të dinim se cilat krime kanë ndodhur. Sa është dëmi që është shkaktuar, cili është dëmi sepse nuk flasim vetëm për çështjen e kompensimit dhe dëmit material e të gjitha këto… Do të duhej të shohim pastaj edhe këtë çështjen e qasjes në drejtësi. Si realisht do ishte mënyra më e mirë që Instituti t’u ndihmonte viktimave që të kenë qasje në drejtësi, sepse edhe kjo është shumë e rëndësishme. Nuk është vetëm çështja e reparacioneve, është edhe qasja në drejtësi një prej parimeve që do të bazohet puna e Institutit”, theksoi Sheremeti.
Lidhur me krijimin e instituti për hetimin e krimeve të luftë të kryera gjatë luftës ka folur edhe Shkëndije Hoda nga Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99”.
Ajo thotë se nuk e di se përse po hapet ky institut ndonëse një i tillë është mbyllur më herët.
“Në fillim ne kemi pasur një Institut të Krimeve të Luftës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Dhe ne si shoqëri civile kemi bashkëpunuar shumë me atë institut. Unë edhe sot nuk e kam të qartë se përse është mbyllur ai institut dhe pse po hapet prapë një institut tjetër. Por sido që të jetë ajo çka është e mirë për vendin dhe Kosovën është e mirë. Gjithsesi që këta kriminel duhet të dënohen…, kriminelët duhet ta paguajnë atë që ka ndodhur në Kosovë“, tha ajo.
Duke folur për punën e shoqatës, Hoda tha se nga themelimi e deri tani rreth 3 mijë lëndë i kanë dërguar si ankesa penale kundër kriminelëve të dyshuar serbë të kohës së luftës. Gjysma prej tyre janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, dhe pjesën tjetër në departamentin për krime lufte në Policinë e Kosovës.
Hoda tha se tashmë janë listuar disa prej atyre që kanë kryer krimet e luftës në Kosovës dhe se janë duke pritur që ata të hyjnë në Kosovë nga shteti serb dhe të veprojë më pas Policia e Kosovës.
Sipas saj, së shpejt do vazhdojnë me dorëzimin e shumë fotografive dhe listave të paramilitarëve serb e dokumente të forcave serbe që kanë vepruar në komunën e Gjakovës dhe të cilët kanë kryer krime në atë pjesë të Kosovës.
“Tashmë ne duhet të presim që vetëm të hyjnë personat që figurojnë në data bazat e Policisë të presin që të veprojnë Kosovës dhe të arrestohen. Njëherë për njëherë derisa nuk kanë gjurmë këndej kufirit nuk mund të flasim asgjë, por që janë të listuar është një numër shumë i madh… Ne kemi materiale që nga vitit 99’ flasim për periudhën kur forcat e ndryshme që kanë vepruar në komunën e Gjakovës. i kanë lënë dokumentet e veprimeve të tyre ushtarake. Njëherë kemi filluar me padinë ndaj këtyre individëve, ndërsa në fazën pas pandemisë, sepse kemi pasur ngecje për këta dy muaj, do vazhdojmë të dërgojmë dokumente të cilat i kemi që forcat serbe që kanë operuar këtu i kanë lënë në komunën e Gjakovës. Do t’i dërgojmë edhe fotografitë që është një numër i madh. Kemi lista të paramilitarëve që janë paguar me veprua këtu. Kemi lloj lloj dokumentesh që do t’ia parashtrojmë Policisë“, theksoi ajo.
Instituti i mëhershëm për hulumtimin e krimeve të luftës, të cilin gjithashtu e ka formuar Qeveria e Kosovës, nga viti 2011 u mbyllur nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i cili e ktheu në departament që vepronte në kuadër të kësaj ministrie./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025