Instituti për Studime të Avancuara GAP në raportin mbi përfitimet dhe dëmet e mundshme nga tërheqja e parakohshme e kursimeve nga Fondi Pensional, ka thënë se kjo masë e propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk mbulon pjesën e atyre personave që më së shumti kanë nevojë.
Sipas GAP, përfituesit e kësaj mase, me tërheqjen e parakohshme të kursimeve, rrezikojnë të mbesin më herët pa të ardhura gjatë kohës së pensionit.
“Kjo masë nuk mbulon personat që më së shumti kanë nevojë, si ata të papunë dhe personat e punësuar pa kontrata pune ku të ardhurat e tyre janë relativisht të vogla. Shuma e përgjithshme që mund të tërhiqet me këtë masë është rreth 200 milionë euro, mirëpo marrë parasysh që një numër i madhi qytetarëve nuk kanë kursime të mjaftueshme në Trust për ta bërë të leverdishme tërheqjen e 10 për qind të tyre, ndikim në kërkesë agregate nuk pritet të jetë i madh. Për më tepër, përfituesit e kësaj mase, me tërheqjen e parakohshme të kursimeve, rrezikojnë të mbesin më herët pa të ardhura gjatë kohës së pensionit. Megjithatë, pasi se tërheqja e të hollave nga Trusti është paraparë të bëhet në mënyrë vullnetare, qytetarët të cilët nuk duan t’i tërheqin kursimet pensionale, nuk janë të obliguar ta bëjnë një gjë të tillë”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
GAP thotë, se kjo nuk do ta ngarkoj buxhetin e Kosovës.
“Në anën tjetër, meqenëse këto të holla nuk do të kompensohen nga shteti, zbatimi i kësaj mase nuk do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit apo në borxhin publik të Kosovës. Mundësia e tërheqjes së kursimeve të Trustit, për një pjesë të qytetarëve mund të lehtësojë barrën e borxhit të shkaktuar nga gjendja ekonomike e pandemisë dhe të rrisë qarkullimin e parasë në treg edhe për personat që nuk përfitojnë nga kjo masë. Po ashtu ekziston mundësia e punëdhënësve dhe punëmarrësve që në një të ardhme, në mënyrë vullnetare, t’i rikuperonin paratë e tërhequra në Trusti duke e rritur kontributin deri në 10 për qind të pagës së tyre vjetore”, vijon raporti.
Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike pas pandemisë COVID-19 që ishte prezantuar në Programin Qeverisës 2020-2023, kishte thënë se do të bëhej e mundur përdorimi i një përqindjeje të mjeteve financiare të kursyera në Trust.
Masa e pestë e kësaj pako parashikonte stimulimin e kërkesës agregate që ka për qëllim rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve.
“Kthimi i një përqindjeje të mjeteve të kursyera në Trustin Pensional për kontributpaguesit, bazuar në nevojat e tyre, e cila mundësi mund të shfrytëzohet për një periudhë 3-mujore, e cila shumë kompensohet nga shteti brenda pesë viteve”, thuhet në masën e pestë të kësaj pakoje, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, Ministria e Financave njofton qytetarët e nuk do të kompensohet shuma e tërhequr nga Trusti.
“Ministria e Financave njofton qytetarët e Kosovës se Qeveria e Kosovës në kuadër të programit për rimëkëmbjen ekonomike e ka paraparë edhe tërheqjen e 10 për qind të kursimeve nga Trusti i Pensioneve. Mirëpo, qytetarët të cilët bëjnë tërheqjen e 10 për qind nuk do të kompensohen nga Qeveria për shumën e tërhequr”, thuhet në reagimin e MF-së.
Në kuadër pakos për financimin e masave, pritet që të përdoren 170 milionë euro kthime të kursimeve pensionale për kontributpaguesit nga Fondi i Kursimeve Pensionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame