LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 7° clearsky_night

Instituti GAP: Qeverisja Idrizi në Vushtrri nga 51 premtime i ka realizuar 33 prej tyre

Instituti GAP: Qeverisja Idrizi në Vushtrri nga 51 premtime i ka realizuar 33 prej tyre
Komuna e Vushtrrisë

Gjatë ditës së djeshme është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”. Në këtë publikim raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet komunale.

Nga ky publikim del që kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kabineti i tij nga 51 premtime që i kanë dhënë, 33 prej tyre i kanë përmbushur plotësisht, shkruan Telegrafi.

“1 është gjysmë i përmbushur, 9 kanë filluar të realizohen dhe vetëm 8 nuk kanë filluar ende”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.


Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se deri në përfundim të mandatit “të gjitha premtimet do të realizohen”.

“Letërnjoftimi i Komunave” nga instituti GAP

“Deri në përfundim të mandatit të gjitha premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve do të realizohen. Kemi edhe 1 vit deri në përfundim të mandatit për të realizuar të gjitha premtimet, e që për të ndodh kjo po punojmë çdo ditë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Eman Rrahmani e Visar Korenica i bashkohen koalicionit AKR-PD

Eman Rrahmani e Visar Korenica i bashkohen koalicionit AKR-PD

Politikë
Hezbollahu sulmon Izraelin me raketa balistike

Hezbollahu sulmon Izraelin me raketa balistike

Azia
Rekomandimet e Këshillit të Etikës së UP-së, Enver Hasani mund të degradohet, t’i merren privilegjet e mirënjohjet si ish-rektor

Rekomandimet e Këshillit të Etikës së UP-së, Enver Hasani mund të degradohet, t’i merren privilegjet e mirënjohjet si ish-rektor

Lajme
Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Ndërkombëtare
Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Auto
A do ketë Kosova energji elektrike gjatë dimrit?

A do ketë Kosova energji elektrike gjatë dimrit?

Ekonomi
Kalo në kategori