LAJMI I FUNDIT:

Instagram lejon përdoruesit të shkarkojnë videot e Reels-it nga llogaritë publike

Instagram lejon përdoruesit të shkarkojnë videot e Reels-it nga llogaritë publike

Instagram më në fund po i lejon përdoruesit të shkarkojnë videot e Reels të postuara nga të tjerët në mënyrë që ata t’i ndajnë jashtë aplikacionit.

Aplikacioni rival me video të shkurtra, TikTok, e ka këtë veçori për vite me radhë dhe ka fituar popullaritet nga njerëzit që shikojnë këto video të shkurtra jashtë aplikacionit me logon e bashkangjitur në video, transmeton Telegrafi.

Të martën, kreu i kompanisë Adam Mosseri tha se përdoruesit me bazë në SHBA do të jenë në gjendje të shkarkojnë videot e Reels-it në telefonat e tyre.


Përdoruesit mund ta bëjnë këtë duke shtypur butonin “Share” dhe pastaj duke zgjedhur opsionin “Download”.

Mosseri vuri në dukje se të pranueshme për shkarkim janë vetëm nga llogaritë publike. Ndërkaq, llogaritë publike mund të çaktivizojnë opsionin nëse nuk duan t’iu shkarkohen videot e Reels.

Ndonëse Mosseri nuk specifikoi nëse do të shfaqet ndonjë logo në Reel-in e shkarkuar, fotografia e postuar prej tij tregon se videoja e shkarkuar do të tregojë logon e Instagramit së bashku me emrin e llogarisë që keni marrë videon.

TikTok përdor një format të ngjashëm.

Vlen të theksohet, Instagram ka lejuar gjithmonë përdoruesit të shkarkojnë videot e tyre të Reels, pa një logo nga videot e ruajtura në draft. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Së shpejti robotët - të ngjashëm me njerëzit - që mund t'i përdorim për të bërë punët e shtëpisë

Së shpejti robotët - të ngjashëm me njerëzit - që mund t'i përdorim për të bërë punët e shtëpisë

Teknologji
Inteligjenca artificiale po i zëvendëson punëtorët? Banka e madhe aziatike njofton shkurtimin e 4 mijë pozitave

Inteligjenca artificiale po i zëvendëson punëtorët? Banka e madhe aziatike njofton shkurtimin e 4 mijë pozitave

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori