LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët zbrazin kafiteritë e stërmbushura në rrugën ‘B’ në Prishtinë – gjobisin qytetarët dhe pronarët e lokaleve

Inspektorët zbrazin kafiteritë e stërmbushura në rrugën ‘B’ në Prishtinë – gjobisin qytetarët dhe pronarët e lokaleve

Kafetëritë në rrugën ‘B’ në Prishtinë janë zbrazur nga Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Policisë së Kosovës.

Inspektorët kanë gjobitur pronarët e lokaleve por edhe qytetarët për shkelje të ligjit anti-covid.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i AUV-it, Lami Thaçi.


Një numër i madh i Inspektoreve janë duke shikuar sa është duke respektuar ligji kundër coronavirust.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti COVID 19 në festat e Marsit. Ndaj të gjithë shkelësve. Në secilin rast kur inspektorët ne teren hasin veprime qe janë në kundërshtim me ligjin dhe masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës do të veprojnë konform mandatit ligjorë” ka thënë ai për Infokusin.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në këtë aksion është duke marrë pjesë edhe Policia e Kosovës

“Bashkë me Policinë jemi duke vepruar ne gjithë territorin e Republikës se Kosovës për të penguar organizimet me grumbullim të njerëzve, veprime të cilat ndikojnë ne rritje të numrit të të infektuarve. Qytetaret e shendosh janë gjeja me e çmueshme qe ka vendi, ketë duhet ruajtur edhe ne festa”, deklaroi Thaçi.