LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati vendosi kthimin e tij në krye të SHSKUK-së, Basri Sejdiu bënë akuza për menaxhimin e pandemisë në muajin e fundit

Inspektorati vendosi kthimin e tij në krye të SHSKUK-së, Basri Sejdiu bënë akuza për menaxhimin e pandemisë në muajin e fundit

Inspektorati i Punës e ka vlerësuar si të padrejtë shkarkimin e Basri Sejdiut nga pozita e drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sejdiu për RTV Dukagjinin ka thënë se pritet t’i kthehet punës pas anulimit të vendimit për shkarkim të tij.

Ai thotë se vendimin e Inspektoratit të Punës e ka pritur pasi nuk ka pasur bazë ligjore për shkarkimin e tij.


“Sot është vërtetuar se është shkelur ligji gjatë shkarkimit tim”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sejdiu ka thënë se auditimi nuk ka gjetur shkelje dhe se auditimi i vitit 2019 ka qenë më i mirë se viti paraprak.

Ish-Drejtori i SHSKUK-së thotë se kanë bërë shumë përmirësime në klinikat e QKUK-së nën drejtimin e tij.

Sejdiu ka hedhur kritika në menaxhimin e shëndetësisë në muajin e fundit.

“Muajin e fundit ka pasur një keq menaxhim. Janë prekur klinikat më vitale. Mjekimi Intensiv Qëndror që ka trajtuar aksidentet apo personat me trauma nuk është më në dispozicion të këtyre pacientëve. Tash këta qytetarë duhet t’u drejtohen spitaleve private”.

Sejdiu thotë se shpërndarja e pacientëve me COVID-19 në klinikat tjera ka qenë i gabuar pasi sipas tij tashmë shumë klinika si ajo e Gjinekologjisë apo Neonatologjisë.

“Kemi shumë gra shtatzëna apo nëna të prekur me coronavirus”, tha Basri Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori