Inspektorati i Ministrisë së Arsimit ka ushtruar kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave në këtë komunë.
Kallëzimi penal është dorëzuar më 22 tetor të këtij viti në Prokurorinë Speciale nën dyshimin për shkelje ligjore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas burimeve të Kallxo.com, kallëzimi penal është dorëzuar për zgjedhjen e 8 drejtorëve të shkollave të Mesme të Larta, 4 zëvendës drejtor për Shkolla të Mesme të Larta, 13 drejtor për Shkolla Fillore të Mesme të Ulëta, 5 zv/drejtor për shkolla Fillore të Mesme të Ulëta dhe 8 drejtor të institucioneve parashkollore.
Fillimisht ishte bërë një kërkesë për inicim të procedurës për kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për mos respektim të vendimit që Inspektorati i Komunës së Prishtinës e kishte lëshuar për anulimin e konkursit për përzgjedhjen e drejtorëve.
Por, pasi kjo nuk ishte zbatuar, Inspektorati më 5 tetor ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, ndaj kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, drejtores së DKA-së, Shpresa Shala dhe udhëheqësit të sektorit të burimeve njerëzore, Avni Zuka.
Drejtorët që u emëruan në këto shkolla më datën 6 tetor 2021 sipas të dhënave nga sektori i burimeve njerëzor janë: ShML “Sami Frashëri”, Fahrije Retkoceri, ShML “Xhevdet Doda” Azem Jaha, ShML “Abdyl Frashëri” Bekë Mulaj, ShML “28 Nëntori” Islam Nitaj, ShML “Gjin Gazulli” Bujar Gjocaj, ShML “Ali Sokoli” Flamur Bujupi, ShML “Prenk Jakova” Jeta Dida-Bujari.
Ndërsa në Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta janë emëruar: ‘Meto Bajraktari’ – Zana Zeqiri, “Mehmet Gjevori” – Arsim Gashi, “Gjergj Fishta” Supije Zhitia, “Hasan Prishtina” – Sofije Bunjaku, “Ali Kelmendi” – Bedrije Pireva Shala, “Pjetër Bogdani” – Dafina Alaj-Miftari, “Avni Rrustemi”- Musli Gashi, në shkollën “Azemi e Salihu” në Dabishevc është emëruar Osman Hyseni.
Si zv/drejtor në shkollën “Andon Z. Çajupi – Besart Ismajli, në shkollën “Zenel Hajdini” është emëruar Shkurta Krasniqi.
Në pozita të drejtorëve në institucionet parashkollore janë emëruar: IP “Yllkat” – Rifadije Sopi, IP “Lulevera” – Mihrije Spahiu, IP “Ardhmëria” – Lumnije Çitaku, IP “Fatosat” – Vlora Maliqi.
Sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO.com të burimeve njerëzore, këtë listë e ka aprovuar kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
“Kryetari i Komunës së Prishtinës ka aprovuar dhe përzgjedhur kandidatin me më së shumti pikë”, thuhet në vendim.
Nga ana e Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur sot se kallëzimi penal është ngritur pasi Komuna e Prishtinës, sipas tyre, gjithë ecurinë e procesit të përzgjedhjes së drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore në Komunën e Prishtinës e ka zhvilluar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës, që rregullon këtë segment.
“Për këtë proces, inspektorët e arsimit, fillimisht i kanë lëshuar komunës rekomandim për anulim të konkursit e më pas kanë nxjerrë edhe vendim, por komuna nuk ka reflektuar. Kurse pas këtyre veprimeve, Inspektorati është detyruar të bëjë kallëzim penal ndaj Komunës së Prishtinës dhe me rastin janë duke u marre institucionet kompetente”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Arsimit.
Një gjë të tillë e ka përmendur edhe zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në konferencë për media, i cili ka thënë bëhet fjale për të gjithë drejtorët, të cilët sipas inspektoratit janë emëruar jashtëligjshëm dhe se është dorëzuar kallëzim penal.
“Shkelja këtu bëhet fjalë për shkak se sipas Udhëzimin Administrativ parashihet që kandidatët të intervistohen nga ana e komisionit vlerësues me përbërje: Një nga komuna, një nga Kuvendi Komunal dhe një nga ministria. Në këtë rast, kanë qenë përfaqësues të DKA-së, ka pasur mungesë të anëtarit të kuvendit komunal si dhe nga ana e MAShTI s’ka marrë pjesë në panel dhe s’është zhvilluar procedura për 40 ditë siç parashihet”, tha Pupovci.
Të mërkurën, disa mësimdhënës të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë kanë bojkotuar mësimin me arsyen se nuk pajtohen me përzgjedhjen drejtoreshës së re, Fahrije Retkoceri.
Këtë ditë nxënësit nuk kanë vijuar mësimin dhe zv/ministri Pupovci i ka ftuar mësimdhënësit që t’i kryejnë obligimet e tyre dhe të presin organet e drejtësisë për vendime.
Po ashtu ai tha se sot ka shkuar në këtë shkollë Inspektorati i Arsimit për të biseduar me mësimdhënës që mos ta bojkotojnë mësimin.
Konkursi për drejtor ishte shpallur fillimisht në muajin prill dhe pas disa anulimesh dhe rishpalljesh lista përfundimtare e kandidatëve të pranuar ishte publikuar më 6 tetor 2021.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët