LAJMI I FUNDIT:

Inspektimi i klubeve të natës dhe restoranteve, ATK gjen 63 punëtorë të padeklaruar

Inspektimi i klubeve të natës dhe restoranteve, ATK gjen 63 punëtorë të padeklaruar
Foto: Ilustrim

Në vazhdën e kontrolleve për përmbushje tatimore, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) bën të ditur se javën e kaluar ka inspektuar klubet e natës dhe restoranteve në qytete të ndryshme të vendit.

Këto kontrolle janë iniciuar me qëllim të monitorimit dhe verifikimit të zbatimit të ligjeve dhe rregullave tatimore, kur kemi parasysh se tek këta sektorë në sezonin e verës kemi shumëfishim të aktivitetit. Në fokus të inspektimeve kanë qenë disa aspekte kyçe, siç janë arkat fiskale.

Në komunikatën e ATK-së  thuhet se inspektorët kanë verifikuar nëse klubet e natës dhe restorantet kanë përdorur arkën fiskale, ku kanë kërkuar nga pronarët që të gjitha transaksionet e tyre financiare të regjistrohen me korrektësi. “Si rezultat janë konfiskuar 4 printer jo-fiskal”, thotë ATK-ja, transmeton Telegrafi.


Më tje thuhet se është inspektuar çështjen e punëtorëve të padeklaruar.

“Në përpjekje për të luftuar ekonominë informale dhe garantuar të drejtat e punonjësve, inspektorët kanë kontrolluar vërtetësinë e punës dhe deklarimin e punonjësve të klubeve të natës dhe restoranteve, me ç’ rast janë gjetur duke punuar 63 punëtor të pa deklaruar”, thuhet në komunikatë.

Veç këtyre, sipas ATK-së, kontrollet gjithashtu kanë adresuar çështje tatimore të tjera, si përmbushja e detyrimeve të tatimit mbi fitimin dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për furnizime të ndryshme dhe shërbime.  Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjithsejtë janë 209 gjoba në vlerë 48,875 euro.

Administrata Tatimore inkurajojnë bizneset e këtyre sektorëve të respektojnë ligjet tatimor dhe të bashkëpunojnë për të shmangur shkeljet dhe për të kontribuar në zhvillimin e një ambienti të drejtë dhe konkurrues.

Autoriteti tatimorë po punon për të forcuar mbikëqyrjen tatimore dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve tatimore. Kjo nismë është thelbësore në ruajtjen e integritetit të sistemit tatimor dhe në sigurimin e të ardhurave të nevojshme për investimet në shërbime publike dhe zhvillimin e vendit, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori