LAJMI I FUNDIT:

Inspeksioni ndërpret punimet në objektin që shkaktoi rrëshqitjen e dheut në Prishtinë

Inspeksioni ndërpret punimet në objektin që shkaktoi rrëshqitjen e dheut në Prishtinë

Komuna e Prishinës ka njoftuar se ka ndërmarr masa të menjëhershme, që të ndërpres punimet në në ndërtimin e një objekti, ku si pasojë ka pasur rrëshqitje të dheut-dëmtimit të rrugës publike.

Përmes një njoftimi Komuna e Prishtinës, thotë se “sot jemi njoftuar për një rrëshqitje të dheut në Rrugën ‘Sami Plakolli’. Menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes 2 ekipe të Inspeksionit, një nga Sektori i Rendit Komunal edhe një nga Sektori i Ndërtimit”.

“Pala në këtë rast nuk e ka respektuar lejen ndërtimore, sepse ende nuk e ka ndërtuar murin mbrojtës. Si rrjedhojë, Inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t’i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe e ka shqiptuar gjobën në vlerë 500 euro”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Prishtinë, shembet dheu, veturat bien në hendek
Lexo po ashtu Prishtinë, shembet dheu, veturat bien në hendek

“Inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal e ka shqiptuar gjobën tjetër për dëmtim të rrugës, gjithashtu 500 euro, si dhe e ka urdhëruar palën që menjëherë ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme”.

Sipas njoftimit, vazhdimi i punimeve në ndërtimin e këtij objekti do të jetë i mundur vetëm pasi të vendoset muri mbrojtës sipas lejes ndërtimore, dhe pasi të rregullohet pjesa e dëmtuar e rrugës. /Telegrafi/