LAJMI I FUNDIT:

Insekti me krahë të teledirigjuar (Video)

Insekti me krahë të teledirigjuar (Video)

Shkencëtarët kanë arritur që të vënë elektroda në muskujt e një insekti, në mënyrë që të teledirigjojnë lëvizjet e tyre.

Ky eksperiment i Universitetit Shtetërorë të Karolinës së Veriut, është realizuar kur insekti ishte në fazat e hershme të metamorfozës.

Me këtë projekt, po provohen mënyra të reja të ‘biobotëve’ të vegjël që do të ndihmonin në nevojat ushtarake dhe popullatës civile.

Madje hulumtuesit kanë arritur që të krijojnë këtë platformë, ku shihen qartë lëvizjet e krahëve të insektit./Telegrafi/