LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Kurrë kundër Barcelonës, nuk do të luaj në Evropë

Iniesta: Kurrë kundër Barcelonës, nuk do të luaj në Evropë
Andres Iniesta (Getty Images)

Andres Iniesta ka folur edhe për transferimin e tij në konferencën për lamtumirën e tij ga Barcelona.

Mesfushori spanjoll më herë gjatë ditës ka zyrtarizuar me lot në sy largimin nga Barcelona në fund të sezonin pas më shumë se 20 viteve të kaluara në klub.

Iniesta deklaroi se ky ishte vendimi më i vështirë në karrierën e tij, pasi pas shumë viteve të kaluara në këtë klub, e kuptoi se janë ekipi më i mirë në botë.


Iniesta zyrtarizon largimin nga Barcelona në fund të sezonit: Vendim i vështirë, faleminderit për gjithçka ekipi më i mirë në botë
Lexo po ashtu Iniesta zyrtarizon largimin nga Barcelona në fund të sezonit: Vendim i vështirë, faleminderit për gjithçka ekipi më i mirë në botë

Spanjolli gjithashtu foli edhe për transferimin e tij të ardhshëm , ku theksoi se nuk do të luajë në Evropë, pasi nuk dëshiron të luaj kundër Barcelonës.

Iniesta konfirmoi ndarjen mes lotësh (Getty Images)

Ai ka qenë e lidhur me një lëvizje në Superligën Kineze, por ai refuzoi të konfirmojë se do të bashkohet me Chongqing Dangdai Lifan, ekipin që është raportuar.

“Ka ende gjëra që duhet të renditen”, ka thënë fillimisht Iniesta.

Andres Iniesta (Getty Images)

“Kam thënë që kurrë nuk do të luaj kundër Barçës, kështu që nuk do të luaj në Evropë”, përfundoi ylli spanjoll.

Ndryshe, 33-vjeçari ka fituar gjithsej tetë tituj të La Ligës dhe katër tituj në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu edhe dy Kampionate Evropiane dhe një Kupë të Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve

"U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona" - Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

Serie A
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori