LAJMI I FUNDIT:

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze e njohur si Baby Tingzi është 160 centimetra e gjatë dhe peshon vetëm 25 kilogramë. Qëllimi i saj është të humbasë edhe më shumë peshë dhe ndjekësit e saj janë jashtëzakonisht të shqetësuar.

Ajo pretendon se i pëlqen të jetë e dobët dhe se dobësia nuk ka asnjë ndikim negativ në jetën e saj. Ajo jeton në Guangzhou dhe poston video të saj duke pozuar me veshje të ndryshme dhe duke kërcyer në aplikacionin Douyin, i cili është versioni kinez i TikTok.

Ajo është filmuar edhe në peshore duke u bërë të ditur fansave se sa peshë ka humbur.


Foto: X

Më shumë se 40,000 njerëz e ndjekin atë në aplikacionin e lartpërmendur. Shumë nga ta i luten që të kërkojë sa më parë ndihmë mjekësore, por ajo nuk i kushton vëmendje këtyre komenteve.

“Kjo është kaq e trishtueshme për t’u parë. Bëj diçka para se të jetë vonë”, “Sëmundje e rëndë. Shpresoj të dalësh nga kjo”, “I kërkoj familjarëve të saj të veprojnë sa më shpejt”, janë disa nga komentet poshtë videove të saj.

Foto: X

Shumë prindër thanë se kishin frikë se fëmijët e tyre do të gjenin videot e saj dhe do të fillonin të vuanin nga anoreksia. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori