Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga qershori i vitit të kaluar është rritur 14.1 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).
ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit (IHÇK) vetëm për muajin qershor 2022 është rritur 1.4 për qind,shkruan Telegrafi.
Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, qershor 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te vajrat ushqimore me 53.8 për qind, ndjekur nga karburantet me 39.3 për qind dhe buka me 27.7 për qind.
“IHÇK është më i lartë në një mesatare prej 1.4 për qind në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat me 1.1 për qind, mishi me 1.4 për qind, pemët me 3 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata e ëmbëlsirat me 2.2 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 2.3 për qind, pijet alkoolike me 1.5 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 60 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 1.8 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 15.4 për qind, shërbimet për transport me 5.9 për qind, pushime të organizuara me 4.1 për qind, shërbimet hoteliere me 2.3 për qind, kujdesi personal me 1.5 për qind si dhe disa nëngrupe tjera me një ndikim të vogël, e që të gjitha patën një ndikim të përbashkët prej 1.9 për qind në IHÇK”, thuhet në raport.
Në anën tjetër, rënie e çmimeve vërehet te qumështi, djathi dhe vezët me 1.6 për qind, perimet me 10.9 për qind, energjia elektrike me 0.7 për qind (për shkak të rënies së konsumit të energjisë elektrike në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022) me një ndikim prej 0.5 për qind në IHÇK.
Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 14.1 për qind në muajin qershor 2022 krahasuar me vitin e kaluar.
“Buka dhe drithërat me 27.7 për qind, mishi me 19.6 për qind, qumështi, djathi e vezët me 22.3 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 53.8 për qind, perimet me 6.8 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 19 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë me 12.8 për qind, kafja, çaji dhe kakao me 17.9 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 6.2 për qind, pijet alkoolike me 7 për qind, duhani me 4.8 për qind, mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit me 11 për qind, gazi me 39.3 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 33.6 për qind”, vijon raporti.
“Mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 5.7 për qind, pajisje shtëpiake me 8.9 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 12.1 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 9.5 për qind, produktet farmaceutike me 4 për qind, blerja e automjeteve me 6.8 për qind, pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal me 6.7 për qind, karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal me 67.3 për qind, shërbimet për transport me 18.9 për qind, gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret me 5.4 për qind, shërbimet hoteliere me 12.6 për qind, kujdesi personal me 6.7 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 14,3 për qind në IHÇK”, përfundon ASK.
Kurse, ndërsa rënie e çmimeve vërehet te pemët me 8.4 për qind, energjia elektrike me 0.9 për qind (për shkak të rënies së konsumit të energjisë elektrike në muajin qershor 2022, krahasuar me muajin qershor 2021) me një ndikim prej 0.2 për qind në indeks. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e Familjes në Cineplexx me shumë aktivitete dhe shpërblime!
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
“PASAPORTA MEET & GREET” me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri