LAJMI I FUNDIT:

Infermierja greke gjen portofolin me 500 euro të nënës shqiptare, kthehet në vendin ku e kishte gjetur për t’ia kthyer

Infermierja greke gjen portofolin me 500 euro të nënës shqiptare, kthehet në vendin ku e kishte gjetur për t’ia kthyer

Një infermiere greke është rasti më i mirë, për të thënë se nuk janë të gjithë njerëzit njësoj. 34-vjeçarja Stavroula Metaxakis nga Viannos i Kretës, gjeti portofolin me 500 euro të një nënë shqiptare, teksa ishte duke bërë blerje në një dyqan.

Siç raportojnë mediat greke, infermierja gjeti në dysheme një çantë femre me më shumë se 500 euro brenda. Ajo mendoi se gruaja që e humbi do ta kërkonte, duke u rikthyer menjëherë në dyqanin ku kishte bërë pazar.

Infermierja priti dy orë të tëra pranë vendit ku gjeti çantën, derisa pa një nënë me tre fëmijë, e cila ishte shumë e shqetësuar.


“E kuptova që ishte çantë e saj. Iu afrova dhe e pyeta nëse ajo kishte humbur ndonjë gjë. Ajo më vështroi në sy me intensitet dhe u përgjigj se kishte humbur portofolin. Kur i thashë që e kisha gjetur ajo u gëzua dhe më puthi duke thënë faleminderit”, tregon 34-vjeçarja.

Më tej infermierja thotë se e kishte kuptuar që nëna me 3 fëmijë ishte me origjinë nga Shqipëria.

“Nuk prisja që dikush të gjente portofolin e saj dhe të priste dy orë derisa t’i dorëzonte atë që e humbi”, ka thënë ajo.

“Unë e di se sa shumë i duhen këto para një nëne 32-vjeçare, si Olisa, duke rritur tre fëmijë të vegjël”, është shprehur 34-vjeçarja. /oranews/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori