LAJMI I FUNDIT:

Infektuan qëllimisht njëri-tjetrin me coronavirus duke shpresuar se do të lirohen para kohe nga burgu, pendohen keq 21 të burgosurit në Kaliforni

Infektuan qëllimisht njëri-tjetrin me coronavirus duke shpresuar se do të lirohen para kohe nga burgu, pendohen keq 21 të burgosurit në Kaliforni

Një grup i të burgosurve brenda një burgu në Kaliforni kanë infektuar qëllimisht njëri-tjetrin me coronavirus, duke shpresuar se kështu do të lirohen më herët nga burgu – por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Rritje e befasishme e rasteve të reja me COVID-19 ishte raportuar në burgun Castaic gjatë mesit të prillit, duke mos pasur kurrfarë shpjegimi nga ekspertët shëndetësorë të burgut, se si kishte mundur të ndodhë një gjë e tillë, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër sherifi Alex Villanueva ka njoftuar të hënën se 21 të burgosur kanë infektuar njëri-tjetrin, duke u lagur me një shishe me ujë të nxehtë dhe duke fryrë në fytyrë të njëri-tjetrit. Kamerat e sigurisë brenda burgut, kanë filmuar momentin kur të burgosurit ia kalojnë njëri-tjetrit shishen me ujë të nxehtë gjatë një 26 prillit.


“Me ujin e nxehtë janë mundur të mashtrojnë mjekët kinse kanë temperaturë, simptomë kjo e COVID-19. Kështu kanë menduar se do të fitojnë simpati te gjykatësi i cili do t’i lirojë para kohe apo do të dërgohen në arrest shtëpiak. Ata e kanë keqkuptuar, duke menduar se nëse ndokush prej tyre rezulton pozitiv do të lirohet nga burgu dhe të vazhdojë trajtimin në një ambient tjetër, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha Villanueva.

Megjithatë pasi që nuk kanë respektuar distancën sociale dhe vazhdimisht kanë pasur kontakt fizik me njëri-tjetrin, 21 nga 50 të burgosurit të mbahen në atë pavijon kanë rezultuar pozitiv, por asnjëri prej tyre nuk është liruar nga burgu për t’u shëruar diku tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori