LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Infektologët vlerësojnë se vendi nuk ka nevojë për shtrëngim të masave

Maqedoni: Infektologët vlerësojnë se vendi nuk ka nevojë për shtrëngim të masave

Në vendin tonë situata duket shumë herë më e qetë, në një kohë kur vendet e rajonit, por edhe të Evropës po mobilizohen që të përballen me versionin e ri të virusit korona. Infektologu Fadil Cana, thotë se kjo është falë imunitetit kolektiv, dhe jo falë vaksinimit, pasi sipas tij, imunizimi nuk është realizuar në kohë.

“Në çfarë janë shkaqet e kësaj situatë, mendimi im është për arsye se shpesh dhe fillimisht kur doli variant i ri, mendimi im është se ne jemi shtet i përparuar dhe jo i vaksinuar në kohë. Prandaj, ndoshta edhe kjo është përparësia, fatkeqësisht që duhet ta them këtë në cilësinë e një profesionisti të vij në konstatim të tillë. Por për shkak të mangësive që ka pasur sistemi ynë shëndetësorë, pjesa dërrmuese e popullatës në njëfarë forme e ka sëmundjen covid”, tha Fadil Cana- infektolog

Deklaratën e para dy ditëve të ministrit Filipçe se për festat e fund vitit nuk do të ketë shtrëngim masash, Cana e mbështet, por apelon që qytetarët t’i shmangin grumbullimet dhe ahengjet.


“Masat që duhet të silleshin muajt e kaluar, apo vitin e kaluar, dhe të respektoheshin në atë kohë, si duket në këtë drejtim dështuam dhe si pasojë e asaj jemi në këtë situatë. Të që ka deklaruar ai pajtohem, sepse në këtë fazë nuk ka nevojë për masa, por përkujdes”, shtoi Fadil Cana- infektolog

Në analizën e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se 67% e rasteve pozitive me Kovid, të cilat janë diagnostikuar nga muaji gusht e deri në mes të dhjetorit kanë qenë të pa vaksinuar. 98% e personave të hospitalizuar janë të pa vaksinuar, ndërsa vetëm 2% e të gjithë atyre që momentalisht janë të shtrirë në Spital janë të vaksinuar plotësisht. Edhe vdekshmëria, sipas analizës tek personat e pa vaksinuarit është në mënyrë drastike më e lartë se sa tek personat e imunizuar kundër Kovid19./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori