LAJMI I FUNDIT:

Infeksionet urologjike, problemet me veshka e kanceri i prostatës, doktor Veselaj flet për simptomat, diagnostikimin e trajtimin

Infeksionet urologjike, problemet me veshka e kanceri i prostatës, doktor Veselaj flet për simptomat, diagnostikimin e trajtimin

Në podcastin e radhës “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar për problemet urologjike.

Specialisti i urologjisë, Fahredin Veselaj në këtë podcast flet për problemet më të shpeshta urologjike, infeksionet urinare te gratë, simptomat, diagnostikimin e trajtimin.

Po ashtu, doktori Veselaj flet për problemet me veshka e infeksionet tjera.


Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, me autore Besnike Salihu, specialisti i urologjisë na tregon edhe rreth problemeve me urinim të shpeshtë gjatë natës, urinimin e pakontrolluar (inkontinenca urinare), etj.

Po ashtu, doktori Veselaj ka folur edhe rreth kancerit të prostatës.

Kanceri i prostatës a ka simptoma të hershme? Cilët janë faktorët e rrezikut? Si bëhet diagnostikimi e trajtimi? Çfarë masash mund të ndërmarrin burrat për ta zbuluar herët?

Në fund të podcastit, specialisti Veselaj flet edhe për cirkumcizionin apo synetin? Cila është mosha e duhur për të bërë synet fëmijët? Si duhet të kujdesemi gjatë ditëve të para? A ka raste që mund të paraqiten komplikacione?

Të gjitha këto mund të shikoni në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.  /Telegrafi/