Industria e automobilave mund të ketë probleme me mungesën e gjysmëpërçuesve deri në vitin 2024

Mungesa globale e gjysmëpërçuesve ka të ngjarë të shkaktojë probleme për industrinë e automobilave të paktën deri në vitin 2024, vlerëson një studim i publikuar sot nga firma konsulente Alix Partners.
Për shkak të bumit të prodhimit të veturave elektrike, të cilat kanë nevojë për 10 herë më shumë çipa se motorët me benzinë apo naftë, ndoshta kapacitetet edhe më të mëdha të prodhimit nuk do ta mbulojnë plotësisht kërkesën, paralajmërojnë autorët e hulumtimit.
Prodhimi duhet të arrijë nivelet para pandemisë deri në vitin 2024, vlerëson Alix Partners. Shitjet pritet të bien 1.8 për qind këtë vit, në 78.9 milionë vetura dhe automjete të lehta komerciale.
Çmimet e lëndëve të para për veturat me lëndë djegëse fosile janë dy herë më të larta këtë vit se në vitin 2020, dhe çmimet e lëndëve të para për makinat elektrike janë pothuajse tre herë më të larta, thuhet në hulumtim. Çmimi i baterive duhet të rritet sërish, pas shumë vitesh rënie, theksojnë autorët.
Automjetet elektrike me çmim të ulët dhe mesatar së shpejti mund të përdorin gjithnjë e më shumë bateri litium-hekur-fosfat, të cilat janë më të rënda dhe garantojnë më pak distancë se bateritë konvencionale, por janë më të lira dhe nuk varen nga metalet e rralla të çmuara nga pjesë të paqëndrueshme të botës.
Në vitin 2035, Evropa do të jetë lider global në segmentin e veturave ekskluzivisht elektrike, me një pjesë prej 83 për qind në shitje. Në Gjermani mund të arrijë në 96 për qind. Globalisht, çdo makinë e dytë e shitur duhet të jetë elektrike, vlerëson Alix Partners.
Por veturat elektrike kërkojnë gjithashtu infrastrukturë karikimi, e cila duhet të ndërtohet në mënyrë që të mos reduktohet në një lidhje në shtëpinë e pronarit, paralajmëroi eksperti i industrisë Christian Siekmann. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Si do të duken modelet e ardhshme elektrike të Mercedes?

Volvo më i shitur në një edicion të ri

Fiat: Po përgatisim një tjetër Panda

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Si funksionon një motor me djegie të brendshme?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës