Incident në basketbollin e femrave, Perquku e Martinaj të përfshira

Të dielën ka ndodhur një incident në përballjen mes klubit të femrave Prishtina dhe Pejës 03, në kuadër të elitës së basketbollit të Kosovës.
Në këtë incident kanë qenë të përfshirë dy basketbollistet Besjana Martinaj (KBF Prishtina) dhe Arbnore Përquku (KBF Peja).
I tërë problemi nisi kur dy basketbollistet po tentonin ta fitonin topin e kthyer, e në një moment Përquku ka kontakt direkt me Martinajn, me këtë të fundit që e shtyen por menjëherë reagojnë bashkëlojtaret për të mos lejuar incidentin.
Vetëm pak çaste më vonë, Martinaj duke qenë e zemëruar tenton sërish ta sulmojë Përqukun, por sërish reagojnë bashkëlojtaret për ta qetësuar situatën.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe klubi i femrave të Prishtinës (KBF), që lanë me dije se basketbollistja e Pejës e ka provokuar Martinajn, prandaj kjo e fundit ka reaguar në atë mënyrë.
“Një sportiste veterane me vite përvojë në fushë duhet të jetë shembull i frymës sportive, respektit dhe edukatës e jo burim i dhunës dhe provokimeve, siq po ndodhe ne vazhdimesi siq po shihet edhe ne video.
Sporti është garë pasion dhe dinjitet.
Por kur dikush që ka qenë pjesë e sportit për vite të tëra zgjedh të shfaqë sjellje agresive, të dhunshme apo fyese, ajo nuk është më sportiste por shembull i keq për gjeneratat e reja që na shikojnë.
Ne besojmë se sporti ndërton karaktere jo ego.
Dhe askush sado emër i vjetër apo i njohur të jetë nuk mund të justifikojë dhunën në emër të emocioneve të lojës.
E dënojmë fuqishëm çdo formë dhune të hapur apo të fshehtë gjatë gjithë lojës.
Njëkohësisht menaxhimi i lojës duhet të jetë në nivelin më të lartë profesional nga të gjithë akterët përfshirë gjyqtarët, trajnerët dhe zyrtarët e ndeshjes, për të siguruar barazi, respekt dhe standarde të vërteta sportive”, shkroi klubi./Telegrafi/








































