LAJMI I FUNDIT:

Imeraj: Masakra e Lybeniqit, gjenocidi më i madh në historinë e këtij fshati

Imeraj: Masakra e Lybeniqit, gjenocidi më i madh në historinë e këtij fshati

Drejtuesi i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë, Shkodran Imeraj ka kujtuar 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit dhe viktimat e këtij gjenocidi.

Sipas Imerajt, gjenocidi që kryen forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe kundër banorëve shqiptarë të Lybeniqit, është gjenocidi më i madh që është kryer kundër popullsisë shqiptare në historinë e fshatit Lybeniq.

“Sot, 20 vite pas gjenocidit që është kryer në Lybeniq, kujtoj gjithë ata shpirtra të pafajshëm që u flijuan në mënyrat më mizore. Me ndjenjën e respektit dhe përkujtimit, kujtoj gjithë të rënët në Lybeniq me 25 maj të vitit 1998 dhe me 1 e 7 prill të vitit 1999. Kujtoj Muhamet Ukshinaj i cili ishte vetëm 18 muaj, kur forcat serbe e vranë dhe masakruan bashkë me Nënën e tij Shyhrete Ukshinaj (e cila ishte edhe shtatzënë), po ashtu sot kujtoj edhe Kreshnik e Fatmir Alimehaj, që të dy të mitur, të cilët barbarët serb i ekzekutuan, e ku sot dy dekada pas nuk dihet për fatet e tyre. Lybeniqi sot ka dhembje, po lybeniqasit duhet të ndjehen krenarë sepse familjarët e tyre, kanë hyrë përjetësisht në historinë me të re të popullit shqiptar. Nder e respekt për dëshmorët e martirët e rënë nga Lybeniqi me 1998 e 1999”, ka kujtuar Imeraj.


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori