LAJMI I FUNDIT:

Imazhi që tregon pse larja e duarve në mënyrë korrekte shpëton jetë

Imazhi që tregon pse larja e duarve në mënyrë korrekte shpëton jetë

Larja e duarve ju shpëton jetë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, higjiena e duhur e duarve është thelbësore në parandalimin e sëmundjeve. Duart janë një nga mënyrat kryesore të transmetimit të mikrobeve, kështu që është me rëndësi jetike të dini mënyrën e duhur për të larë duart.

Një imazh viral i ndarë kohët e fundit në Reddit tregon se, përveç që të dini se larja e duarve është një mjet efektiv për të dëbuar mikrobet dhe bakteret, ajo gjithashtu duhet të bëhet si duhet.

Në imazhin e ekspozuar ndaj dritës ultravjollcë, tregohet një rend i fotografive të duarve në të cilat mund të shihni ndryshimin midis larjes së duarve me ujë, me ujë dhe sapun, ose me ujë dhe sapun për gjashtë, pesëmbëdhjetë ose tridhjetë sekonda, transmeton Telegrafi.


Ajo që shkëlqen është papastërti.

Ajo që shkëlqen është papastërti.

Testi u krye me një pajisje Glo Germ, një xhel për higjienën e duarve që përdoret si mbështetje vizuale në trajnimin e higjienës së duarve.

Sipas teknikave të ndryshme të përdorura, shihet se si zona të caktuara të duarve nuk janë pastruar plotësisht. Këto zona ende të ndyra zvogëlohen me sekuenca ndërsa rritet koha e larjes dhe përdorimi i sapunit.

Në figurën 1: dora është parë plotësisht e ndritshme, domethënë e ndyrë. Në të dytën, dora vetëm është shpëlarë, në të tretën larja është 6 sekonda dhe pa sapun. Në të katërt, bëhet fjalë për 6 sekonda larje, por këtë herë përdoret sapun. Në imazhin e pestë, është 15 sekonda me sapun; dhe në gjashtë, 30 sekonda, gjithashtu me sapun.

Kështu, në fund të sekuencës, dora është shumë më pak e ndritshme, domethënë e pastër nga mikrobet.

Sipas OBSH, për të larë duart saktë, kohëzgjatja totale e procesit duhet të jetë midis 40 dhe 60 sekonda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Kremlini reagon pas lajmit se Ukraina ka mbështetur një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA

Evropa
Kalo në kategori