Miliona myslimanë në mbarë globin po festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të mëdha në kalendarin islamik.

E njohur si "Festa e Sakrificës", kremtimi përkon me ritet e fundit të Haxhit vjetor në Arabinë Saudite, përcjell Telegrafi.


Kurban Bajrami përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Besimi thotë se Zoti e kurseu djalin duke vendosur një dash në vend të tij.

Dita shënohet me flijimin e një kafshe, zakonisht dhie, dele ose lope, dhe shpërndarjen e mishit midis fqinjëve, anëtarëve të familjes dhe të varfërve.

Më poshtë ua sjellim disa fotografi që tregojnë se si po festohet Kurban Bajrami, në disa vende në botë. /Telegrafi/

ee1 Fëmijët bashkohen me prindërit e tyre në lutjet e Kurban Bajramit në një zonë të hapur në qytetin e Gazës. [Mustafa Hassona/Anadolu]

ee3 Njerëzit grumbullohen në një treg përpara festës së Kurban Bajramit në lagjet e vjetra të Nju Delhit. [Arun Sankar/AFP]

ee4 Anëtarët e një familjeje myslimane filipinase para se të shkojnë në një xhami për faljen e Kurban Bajramit në Marikina City, Metro Manila, Filipine. [Lisa Marie David/Reuters]

ee5 Palestinezët festojnë ditën e parë të festës myslimane të Kurban Bajramit në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, në qytetin e vjetër të Jerusalemit. [Ammar Awad/Reuters]

ee6 Myslimanët përqafohen me njëri-tjetrin pas lutjeve në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, në Bagdad, Irak. [Thaier Al-Sudani/Reuters]

ee7 Myslimanët falin namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Dëshmorëve në Baku, Azerbajxhan. [Resul Rehimov/Anadolu]

ee8 Myslimanët mbërrijnë në xhaminë Mohammad Al-Amin për të falur namazin e Kurban Bajramit në Bejrut, Liban. [Houssam Shbaro/Anadolu]

ee9 Një vajzë mban një tullumbace teksa myslimanët indonezianë ndjekin lutjet e Kurban Bajramit në një fushë futbolli në Depok, Java Perëndimore, Indonezi. [Agoes Rudianto/Anadolu]

ee10 Njerëzit falin namazin e Kurban Bajramit në Beograd, Serbi. [Vesna Lalic/Anadolu]

ee11 Namazi i Kurban Bajramit mbahet në një xhami në Shkup, Maqedonia e Veriut. [Abdula Berisha/Anadolu]

ee12 Myslimanët mbërrijnë për të falur namazin e Kurban Bajramit në Xhaminë e Zagrebit në Kroaci. [Stipe Majic/Anadolu]

ee13 Njerëzit falin namazin e Kurban Bajramit në një xhami në Podgoricë, Mali i Zi. [Milos Vujovic/Anadolu]

ee14 Myslimanët luten jashtë xhamisë së Moskës, Rusi. [Alexander Zemlianichenko/AP]

ee15 Myslimanët marrin pjesë në lutjet në ditën e parë të Kurban Bajramit, jashtë xhamisë ikonike të Stambollit. [Foto Khalil Hamra/AP]

ee16 Një imam mban një predikim ndërsa muslimanët mblidhen për lutje për të festuar Kurban Bajramin, ose Festën e Sakrificës, në Nairobi, Kenia. [Foto Sayyid Abdul Azim/AP]