Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi ka shënuar gol gjatë ditës së sotme (e shtunë) për skuadrën e tij, Kolos Kovalivka.

Kolos Kovalivka ma marrë një pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Kryvbas pas barazimit 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Ukrainës.


Më meritoni për këtë barazim të mysafirëve ishte reprezentuesi i Kosovës, Ilir Krasniqi, i cili shënoi golin për 1-1.

Goli i Krasniqit erdhi në minutën e 56-të të ndeshjes, ku në stilin e një sulmuesi shënoi pas harkimit të Oleksandr Demchenko.


Ky ishte goli i parë për ish-yllin e Llapit këtë edicion, por shumë i vlefshëm për skuadrën e tij.

Me këtë barazim, Kolos ngjitet në pozitën e pestë në Superligën e Ukrainës me 25 pikë, ndërsa Kryvbas mbetet i katërti me 26 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app