Ilir Daja për shortin në Ligën e Kampionëve: Ishim të përgatitur për këta kundërshtar

Ballkani ka mësuar kundërshtarin për raundit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve ku do të përballet me Zalgirisin nga Lituania.
Trajneri Ilir Daja ka thënë se e respekton kundërshtarin, por do të bëjmë përpjekjet maksimale për të kaluar tutje.
“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjes së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane”.
“Një nga këto është edhe Zalgiris 9 herë fitues i kampionatit dhe 13 herë fitues i Kupës në Lituani”.
“Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale që të marrim më të mirën e mundshme nga ndeshja e parë që zhvillohet ne Kosovë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka gjasa të përballet me skuadrën nga Suedia, Malmo në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve pas shortit të tërhequr të mërkurën, normalisht nëse e fiton të parë.
Por nëse nuk e kalon këtë kundërshtar pas dy ndeshjeve që luhen muajin tjetër, atëherë Ballkani nuk do të eliminohet nga garat evropiane, por do ta vazhdojë rrugëtimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
E në këtë raund të kësaj gare që është e treta për kah rëndësia në Evropë, Ballkani do të përballet me humbësin e ndeshjes gjysmëfinale të raundit parakualifikues të Ligës së Kampionëve, La Fiorita e San Marinos apo Inter Club d’Escaldesi i Andorrës. /Telegrafi/




















































