Ilaçi i ri për mosmbajtjen e urinës nga stresi është dëshmuar të jetë efektiv dhe i sigurt për shërimin e grave

Ilaçi i ri për inkontinencën urinare nga stresi ka rezultuar të jetë më efektivi për gratë që kanë një formë më të rëndë të këtij problemi shëndetësor dhe për ato mbi 60 vjeçe
Një ilaç i ri për inkontinencën urinare të stresit (SUI) i etiketuar si TAS-303 ka treguar efikasitet dhe siguri në shërimin e grave me këtë problem.
Një ilaç i ri për inkontinencën urinare të stresit (SUI) i etiketuar TAS-303 ka treguar efikasitet dhe siguri në trajtimin e grave me këtë problem, raportuan studiuesit në Journal of Urology pas përfundimit të një prove klinike të kontrolluar placebo, transmeton Telegrafi.
Si funksionon ilaçi ekzistues për inkontinencën urinare të stresit?
– Studimi ynë shton prova të reja që ilaçi TAS-303 zvogëlon frekuencën e episodeve të inkontinencës te gratë me inkontinencë urinare stresuese, pa efektet anësore shqetësuese që lidhen me duloxetine, një ilaç ekzistues për SUI – thekson profesor dr. Momokazu Gotoh nga Spitali Chukyo në Nagoya.
Inkontinenca urinare nga stresi, e përcaktuar si rrjedhje e urinës gjatë mundimeve fizike ose në situata të tilla si teshtitja ose kollitja, është një problem i zakonshëm klinik, veçanërisht te gratë.
Trajtimet e rekomanduara përfshijnë stërvitjen e muskujve të dyshemesë së legenit (PFMT) dhe kirurgjinë (procedurën me hobe në mes të uretrës), ndërsa aktualisht opsionet e barnave për inkontinencën urinare stresuese janë të kufizuara.
Duloxetine – një lloj medikamenti i quajtur frenues i rimarrjes së serotoninës-noradrenalinës – është miratuar për trajtimin e mosmbajtjes urinare të stresit në Evropë, por jo në SHBA ose Japoni, për shembull. Domethënë, ilaçi ekzistues shkakton shqetësim për shkak të efekteve të padëshiruara, siç është rreziku i të përzierave që i bën pacientët të ndërpresin trajtimin. Ilaçi gjithashtu ka qenë i lidhur me një rritje paksa të rrezikut të vetëvrasjes ose dhunës në mesin e pacientëve me depresion të madh.
Ilaçi i ri për inkontinencën urinare nga stresi u testua në 231 gra
TAS-303 është një tjetër klasë droge – një frenues shumë selektiv i rimarrjes së noradrenalinës – që është treguar se rrit presionin intraurethral dhe redukton potencialisht rrjedhjen e fshikëzës. Duke qenë se është shumë selektiv për sistemin nervor periferik dhe nuk ndikon në rimarrjen e serotoninës, TAS-303 mund të shmangë efektet anësore që ndodhin me përdorimin e duloxetine.
TAS-303 redukton frekuencën e episodeve të inkontinencës urinare stresuese duke shmangur efektet anësore. Duke u bazuar në rezultatet e mira në studimet paraprake, studiuesit projektuan një provë klinike të fazës 2 për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e TAS-303 për mosmbajtjen urinare të stresit. 231 gra me simptoma të SUI morën pjesë në studim dhe u caktuan rastësisht për t’u trajtuar me ilaçin e ri TAS-303 ose pilula placebo joaktive.
Në periudhën nga java fillestare deri në javën e 12-të, përqindja mesatare e frekuencës së episodeve të inkontinencës urinare stresuese për 24 orë tregoi një ulje të ndjeshme në pacientët që përdornin TAS-303. Bazuar në një analizë që mori parasysh karakteristikat e tjera të pacientit, frekuenca e episodeve SUI u ul me rreth 58 për qind te gratë që përdornin TAS-303, krahasuar me 47 për qind në grupin e placebo. Frekuenca e episodeve SUI u zvogëlua me të paktën gjysmën në 65 përqind të pacientëve në grupin TAS-303 krahasuar me 53 përqind në grupin placebo.
Përfitimet e trajtimit me ilaçin e ri u panë brenda katër javësh
Studiuesit theksojnë se reduktimi i frekuencës së episodeve të inkontinencës urinare të stresit ishte më qartë i dukshëm te pacientët me një formë më të rëndë të SUI (dy ose më shumë episode në ditë). Përmirësim më i madh u vu re edhe te pacientët më të vjetër se 60 vjeç.
Përfitimet e trajtimit me ilaçin e ri u vunë re brenda katër javësh nga trajtimi dhe vazhduan për të paktën 12 javë. Studiuesit sugjerojnë se kombinimi i TAS-303 me stërvitjen e muskujve të legenit mund të sigurojë përmirësim më të shpejtë, duke i inkurajuar pacientët të vazhdojnë ushtrimet PMFT, të cilat mund të duhen deri në 12 javë për të treguar një efekt.
Ilaçi TAS-303 tregoi gjithashtu një përmirësim në simptomat e mosmbajtjes së urinës dhe përmirësoi cilësinë e jetës së grave me këtë problem. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit