Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar opinionin publik për njohuritë bazike dhe masat mbrojtëse për Coronavirusin Covid-19, virus ky që dihet se u përhap në Wuhan të Kinës, e që sipas të dhënave ka prejardhje nga kafshët.
Sipas IKSHPK, dyshimet janë se ky virus ka origjinën nga lakuriqët ose gjarpërinjtë, ndërsa shumica e pacientëve kanë pranuar se janë frekuentuar ose kanë punuar në një treg të produkteve të detit dhe kafshëve të gjalla në Wuhan të Kinës.
“Ekzistojnë dyshime se edhe Coronavirusi i ri COVID-19 ka origjinën nga lakuriqët (rezervuar) ose gjarpërinjtë, dhe është transmetuar tek njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse. Edhe Sindroma e Rëndë Akute e Frymëmarrjes (SARS) dhe Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) shkaktohen nga Coronaviruse që kanë prejardhje nga kafshët. Besohet se për të dy Coronaviruset nikoqir ishin lakuriqët”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sëmundja fillimisht manifestohet me simptoma si ethe, kollë e thatë, lodhje e vështirësi në frymëmarrje, ndërsa në raste më të rënda virusi shkakton pneumoni.
“Pacientët me infeksion COVID-19, paraqesin një gamë të gjerë simptomash. Shumica duket se kanë sëmundje të lehtë, dhe rreth 20% e rasteve përparojnë në sëmundje të rënda, përfshirë pneumoni, insuficiencë respiratore dhe në disa raste përfundojnë me vdekje. Sëmundja në fillim manifestohet me ethe, kollë të thatë, mialgji ose lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje. Disa pacientë kishin shenja dhe simptoma të dukshme të traktit të sipërm respirator (p.sh. rhinorrhoea, teshtitje ose dhimbje të fytit), që tregon se qelizat e synuara mund të jenë të vendosura në rrugët e poshtme ajrore. Në raste të rënda virusi shkakton pneumoni të rëndë por edhe dështim të funksionit të organeve tjera (insuficiencë renale). Pacientët COVID-19 rrallë zhvillojnë shenja dhe simptoma të zorrëve p.sh. diarre ( tek MERS-CoV ose SARS-CoV rreth 20-25% e pacientëve kishin diarre)“, thuhet tutje në njoftim.
Megjithatë, rimëkëmbja e pacientëve të infektuar varet kryesisht nga gjendja e sistemit të tyre imunitar.
“Për shumicën e të vdekurve tashmë dihet që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike (SKV, HTA, diabet) apo imunitet te komprometuar”, thuhet në komunikatën e IKPSHK-së.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë në fund edhe një listë masash mbrojtëse nga Coronavirusi.
MASAT MBROJTËSE
– Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes
– Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre
– Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave
– Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit
– Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes
– Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz
– Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda dy javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore
– Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës
– IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze