Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili po vazhdon të shkelë garancitë kushtetuese dhe ligjore sa i përket barazisë gjinore, në mënyrë specifike trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.
Rreth shkeljes së parimeve të përfaqësimit të përcaktuara në Ligjin për Barazi Gjinore nga KQZ dhe partitë politike, IKD thotë se ka reaguar publikisht përmes produkteve të saj, qysh në zgjedhjet nacionale të qershorit 2017.
“Si KQZ ashtu dhe partitë politike kanë injoruar thirrjet e IKD-së për zbatimin e obligimit ligjor, që përfaqësimi gjinor të promovohet në kuotën prej 50%, ashtu siç përcaktohet në Ligjin për Barazi Gjinore. Të premten, Avokati i Popullit rreth shqetësimeve të ngritura nga IKD qysh prej zgjedhjeve nacionale të vitit 2017, ka njoftuar se ka parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjegjësisht në Departamentin e Përgjithshëm, padi me kërkesë për masë të përkohshme përkitazi me shkeljen nga ana e KQZ-së të së drejtës për trajtim të barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes. Sipas Avokatit të Popullit, “KQZ-ja sipas mandatit që ka, i ka certifikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë të propozuara nga subjektet politike për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2019, por nuk i ka pasur parasysh garancitë kushtetuese e ligjore sa i përket barazisë gjinore, nà « mënyrë specifike trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”. IKD përkrahë fuqishëm rolin proaktiv të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe reagimin për ngritjen e padisë kundër KQZ-së, që ka për qëllim promovimin e vlerave dhe parimeve në trajtimin e barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”, thuhet në reagim.
IKD po ashtu përkrahë kërkesën e Avokatit të Popullit për caktimin e masës së përkohshme në procesin zgjedhor, mbi bazën e argumenteve që ka parashtruar në padinë ndaj KQZ-së, si palë e paditur, e cila do të duhej t’i rishikonte listat e partive politike, në mënyrë që sigurohet ligjshmëria e procesit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe legjitimiteti i përfaqësuesve të popullit që do të dalin si rezultat i zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit 2019.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë