LAJMI I FUNDIT:

IKD: Institucionet publike të respektojnë ligjin në fuqi, të anulohen të gjitha konkurset e shpallura

IKD: Institucionet publike të respektojnë ligjin në fuqi, të anulohen të gjitha konkurset e shpallura

Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt 2019, kishte miratuar Ligjin për Zyrtarët Publik, i cili ligj ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri. I njëjti ligj ka shfuqizuar Ligjin për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Ligji për Zyrtarët Publik hyn në kuadër të ligjeve më të avancuara përmes të cilit janë përcaktuar procedura, rregulla dhe kritere që i japin përparësi kandidatëve meritor për pozitat e shpallura në institucionet publike, dhe që i kufizon institucionet publike në manipulimet eventuale në proceset e rekrutimit. Për më tepër, intervistat realizohen përmes testimit elektronik me shkrim dhe në mënyrë anonime.

IKD prmes një njoftimit për media thekson se sipas këtij ligji, nga data 12 shtator 2019, të gjitha konkurset publike do të duhej të shpalleshin në bazë të këtij ligji. Përkundër kësaj, numër jashtëzakonisht i madh i institucioneve, kanë shpallur konkurse duke u bazuar në ligjin e vjetër mbi Shërbimin Civil, i cili tanimë është i shfuqizuar.


Qindra konkurse në institucionet publike, drejt anulimit!
Lexo po ashtu Qindra konkurse në institucionet publike, drejt anulimit!

Në njoftimin për media theksohet se IKD ka analizuar konkurset e shpallura nga institucionet qendrore dhe lokale, të cilat janë shpallur që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, ku ka identifikuar se institucionet i sistemit të drejtësisë, ato qendrore dhe lokale duke u bazuar në ligjin e vjetër kanë shpallur së paku 70 konkurse për 261 zyrtarë publikë, në kundërshtim me ligjin.

“Për nga numri konkurseve të shpallura, duke u bazuar në ligjin tanimë të shfuqizuar kampione është Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me gjithsej 20 konkurse të shpallura, derisa për nga numri i pozitave të shpallura, kampion është Këshilli Gjyqësor i Kosovës më gjithsej 91 pozita të shpallura. Në bazë të ligjit të ri, përpos faktit të padiskutueshëm që konkurset e reja duhet të shpallet sipas ligjit të ri, në kuptim të nenit 83.9, edhe konkurset që janë në proces duhet të vazhdojnë sipas ligjit të ri. IKD vlerëson se këto gjetje tregojnë përpjekjet e reja për politizim të administratës shtetërore. Kjo pasi që në ligjin e ri ka kufizime më të mëdha për manipulime, të cilat kufizime nuk gjenden në ligjin e kaluar. Ky fakt, nënkupton vështirësi më të madhe për punësimin e familjarëve dhe militantëve partiak në institucionet publike”, thuhet në njoftim.

Sipas IKD-së në anën tjetër, kjo lidhet edhe me faktin se shumë zyrtarë përgjegjës për burime njerëzore në institucionet e administratës shtetërore nuk e kanë idenë e hyrjes në fuqi të ligjit të ri, fakt i cili tregon edhe për vetë nivelin e zyrtarëve në administratën shtetërore.

“IKD vlerëson se kjo qasje është e papranueshme dhe zyrtarët përgjegjës në institucionet publike, duhet të ndërmarrin veprime për ta zbatuar ligjin e ri. Po ashtu, situata tanimë e krijuar nuk duhet të kalohet symbyllurazi, por duhet marrë në përgjegjësi të gjithë personat përgjegjës për zbatimin e ligjit në fjalë. Në këtë drejtim, IKD i bën thirrje publike Ministrisë së Administratës Publike si përgjegjëse kryesore për këtë dështim në zbatimin e ligjit të ri, që urgjentisht, të kërkoj nga të gjitha institucionet publike, anulimin e konkurseve të shpallura me ligjin e vjetër dhe të kthej ligjshmërinë në procesin e rekrutimit të zyrtarëve publikë. Për më tepër, edhe në rast të mos kërkesës së Ministrisë së Administratës Publike për anulimin e konkursit, institucionet duhet të kenë parasysh hiearkinë legjislative dhe se para vendimeve të kundërligjshme, të respektojnë parimin e ligjshmërisë, si parim kryesor në punën e tyre”, thekson njoftimi.

Ndër të tjera IKD thotë se Institucionet publike duhet të ndalin praktikën që edhe në rastet kur miratohen ligje të mira të bazuara në standarde të larta, këto ligje t’i shpallin të pavlefshme përmes instalimit të praktikave të kundërligjshme.

Lista e institucioneve që kanë shpallur konkurse në mënyrë të kundërligjshme: Agjencia Kosovare e Privatizimit, Agjensioni Kundër Korrupsionit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Komuna e Drenasit, Komuna e Podujevës, Komuna e Skenderajt, Komuna e Mitrovicës, Komuna e Istogut, Komuna e Pejës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori